Kthehu te lista
Punë

Credit & Debt Controller (AR)

DEKRA Arbeit Group Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Në emër të  **një kompanie ndërkombëtare të nivelit të lartë** , e cila  *projekton, prodhon dhe shpërndan materiale dhe shërbime për tregjet e ndërtimit dhe industrisë* , jemi në kërkim të një profesionisti të  **motivuar**  dhe  **energjik**  për t’iu bashkuar ekipit të tyre  *dinamik.* **Përgjegjësitë kryesore:** - Administron të gjitha detyrimet tregtare të kompanisë (përfshirë partnerët dhe palët e treta). - Zbaton politikat e menaxhimit të arkëtimeve (Credit Policy dhe Cash Policy). - Analizon raportet e debitorëve dhe ndjek të gjitha detyrimet e prapambetura sipas procedurave; - Ndërmerr kontakte të rregullta me klientët (telefonata, email, njoftime) për rikuperimin e pagesave; - Kontrollon kufijtë e kreditit dhe kushtet e pagesës për klientët ekzistues dhe të rinj; - Regjistron çdo kontakt dhe informacion në sistemin financiar (Navision). - Bashkëpunon me departamentet përkatëse për zgjidhjen e çdo kërkese apo mospërputhjeje të klientëve; - Përgatit raporte për borxhet mbi 45 ditë, shkeljet e politikës së kreditit dhe propozimet për “write-off”. - Mbështet Menaxherin Financiar në procesin e buxhetimit dhe parashikimit të treguesve financiarë; - Siguron respektimin e rregullave të sigurisë së të dhënave dhe politikave të brendshme të kompanisë. **Kualifikimet e kërkuara:** - Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal shqiptar; - Eksperiencë në menaxhimin e kredive dhe arkëtimeve; - Aftësi shumë të mira analitike dhe kujdes ndaj detajeve; - Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punë nën presion; - Njohuri të avancuara të Excel dhe paketës Microsoft Office. 📍  **Vendndodhja:**  Tiranë 📧  **Aplikoni në:**   info.al@dekra.com Vetëm kandidatët e përzgjedhur (shortlisted) do të kontaktohen. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/credit-debt-controller-ar-at-dekra-arbeit-group-albania-4357422674
Niveli: mid level

Publikuar 02/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme