Kthehu te lista
Punë

Cyber Security Specialist

PC Store Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**PC Store** **Albania** është një kompani IT e specializuar në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve teknologjike të avancuara për bizneset dhe institucionet publike. Ne ofrojmë projekte të mëdha në fushën e sigurisë fizike dhe kibernetike, dixhitalizimit të proceseve, si dhe sistemeve inteligjente të menaxhimit, përfshirë edhe sistemet e parkimit smart dhe automatizuar. **Detyrat Kryesore:** - Implementon dhe menaxhon zgjidhje të sigurisë kibernetike (firewall, antivirus, IDS/IPS, endpoint security, etj). - Monitoron rrjetet dhe sistemet për incidente sigurie dhe reagon ndaj kërcënimeve në kohë reale. - Kryen analiza të vulnerabiliteteve dhe penetration testing bazë për të identifikuar rreziqet. - Bashkëpunon me ekipet e projektimit dhe implementimit për integrimin e sigurisë në projekte IT. - Harton politika dhe procedura sigurie për klientët. - Ofron mbështetje teknike dhe trajnime për përdoruesit mbi praktikat e sigurisë. - Përgatit dokumentacion teknik dhe raporte mbi incidentet dhe performancën e sistemeve. **Kualifikimet dhe kërkesat:** - Diplomë në Teknologji Informacioni, Siguri Kibernetike, Inxhinieri ose fusha të ngjashme. - 2–5 vite eksperiencë në cyber security ose administrim sistemesh/rrjetesh. - Njohuri të mira mbi network security, protokollet e rrjetit dhe arkitekturat IT. - Eksperiencë me firewall, VPN, SIEM, endpoint protection dhe teknologji të ngjashme. - Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh në mënyrë të shpejtë dhe efikase. - Gatishmëri për punë në terren dhe mbështetje teknike sipas projekteve. - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/cyber-security-specialist-at-pc-store-albania-4381724880
Niveli: senior

Publikuar 24/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme