Kthehu te lista
Punë

Cyber Security Specialist

Communication Progress Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Ne jemi në kërkim të një Specialisti të Sigurisë Kibernetike me përvojë, i cili do të jetë përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave dhe Sistemeve të Informacionit të kompanisë. **Detyrat dhe përgjegjësitë:** Zbaton politikat, standardet dhe protokollet e Sigurisë Kibernetike. Monitoron aktivitetet dhe incidentet e sigurisë, me qëllim parandalimin dhe adresimin e sulmeve kibernetike. Kontribuon në zhvillimin dhe përmirësimin e planit të përgjithshëm të sigurisë së kompanisë. Identifikon, analizon dhe zgjidh problematika aktuale dhe të mundshme të sigurisë kibernetike. Përmbush objektivat dhe detyrat e përcaktuara nga drejtuesi përkatës. **Kualifikimet:** Diplomë universitare në Sigurinë e Informacionit, Teknologjinë e Informacionit, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme. Minimumi 2 vite përvojë në fushën e ICT-së ose role të ngjashme. Certifikime profesionale në fushën e sigurisë kibernetike përbëjnë avantazh. Njohuri të mira mbi parimet dhe praktikat e sigurisë kibernetike. Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve. **Përse duhet të jesh pjesë e Communication Progress?** 📈Paga konkurruese, referuar standarteve më të larta të tregut. 👨‍💻Plan trajnimesh dhe çertifikimesh për cdo punonjes sipas roleve përkatëse. 📌Përfshirje në projekte me impakt transformues. 👥Ambjent miqësor ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit. 💵Shpërblime sipas përfshirjes në projekte. ✨Vlerësohet sensi i iniciatives dhe propozimet e reja. 👏Vlerësim real dhe i vazhdueshëm i performancës në punë, bazuar mbi rezultatet individuale Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/cyber-security-specialist-at-communication-progress-4352100954
Niveli: senior

Publikuar 08/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme