Kthehu te lista
Punë

Data Entry ne Finance

EUROLAB Internacional Career Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri u themelua në vitin 1995. Në 30 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium. Eurolab ka shpallur vakant pozicionin: **"** **Data Entry në Financë** **".** **Përmbledhje e rolit:** Data Entry në Financë është përgjegjës për regjistrimin e saktë dhe në kohë të të dhënave financiare në sistemet e kompanisë, duke mbështetur proceset e kontabilitetit dhe raportimit financiar. **Detyrat kryesore:** • Regjistrimi i faturave të blerjes në sistemin financiar Navision; • Verifikimi i saktësisë së dokumentacionit financiar; • Organizimi dhe arkivimi i dokumenteve; • Të raportojë faturat mbi buxhet dhe të marrë miratimet përkatëse përpara regjistrimit; • Mbështetje për departamentin e financës në përgatitjen e raporteve; • Koordinim me stafin pergjegjes për plotësimin e informacionit të munguar; **Kualifikimet dhe aftësitë:** • Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme • Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze, niveli B2 • Njohuri shume te mira të proceseve financiare dhe kontabël • Aftësi shumë të mira në përdorimin e Excel-it dhe sistemeve financiare; • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve • Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës • Demonstron fleksibilitet dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi shtesë në përputhje me ndryshimet dhe kërkesat e rolit. **Avantazhet:** • Preferohet te kete eksperience pune ne pozicione te ngjashme dhe te kete njohuri mbi procesin e fiskalizimit • Njohuri të programeve financiare (p.sh. Financa 5, Alpha, Navision, etj.) Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/data-entry-ne-finance-at-eurolab-internacional-career-4399004183
Niveli: mid level

Publikuar 10/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme