Kthehu te lista
Punë

Domestic linehaul driver

DHL International Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
DHL Albania po kërkon punonjës për rolin e Domestic Linehaul Driver. Roli i përgjithshëm: Ky rol përfshin transportin e dërgesave në mënyrë të sigurt dhe të saktë nga zyrat qendrore të DHL në Tiranë në pikat e shërbimit dhe e anasjellta. Kjo do të thotë që punonjësi është përgjegjës për të siguruar që çdo dërgesë të tërhiqet dhe të dorëzohet në destinacionin e saj pa dëmtime dhe në kohë. Një pjesë e rëndësishme e këtij roli është komunikimi me agjentët. Kjo do të thotë që punonjësi duhet të bashkëpunojë me kolegët dhe agjentët e tjerë për të koordinuar transportin dhe për të zgjidhur çdo problem që mund të lindë gjatë procesit. Aftësitë/Kualifikimet: • Leje Drejtimi • Aftësi të mira drejtuese të mjetit • Preferohen njohuri në gjuhën angleze • Përkushtim dhe korrektësi të lartë • I vëmendshëm ndaj detajeve • Frymë shumë e mirë e punës në grup • Aftësi organizative, bashkëpunuese Përfitimet dhe Stimujt e punonjësve: Përfitimet dhe ofertat nxitëse të DHL Express janë krijuar për të pasqyruar një përvojë thelbësore si për punonjësit ashtu edhe për vartësit e tyre gjatë rrugëtimit të karrierës dhe jetës. • Pagesa konkurruese • Bonus/Programe nxitëse • Mundësi të jashtëzakonshme trajnimi DHL është një punëdhënës me mundësi të barabarta. Cili është hapi tjetër? Mund të njoftoni të njohurit tuaj nëse janë të interesuar. CV-të duhet t'i dërgoni në hralbania@dhl.com brenda datës 16 Dhjetor. Shënim për Privatësinë: DHL International (Albania) Shpk., vepron si “Kontrollues i të Dhënave” (Data Controller) dhe në bazë të përgjegjësive sipas Rregullave të Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), ne i marrim masat e mbrojtjes së të dhënave shumë seriozisht dhe kuptojmë rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë dhe informacionit tuaj personal. Ne mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj personal sipas politikës sonë të Privatësisë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/domestic-linehaul-driver-at-dhl-international-albania-4349495053
Niveli: mid level

Publikuar 10/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme