Kthehu te lista
Punë

Drejtor Dege, Tiranë

OTP Bank Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Banka
Pozicioni: **Drejtor Dege, Tiranë** Divizioni: Retail Objektiv kryesor : Të arrijë realizimin e objektivave në fushën e biznesit të degës përcaktuar në targetet e vendosur në fillim të vitit në fushën e: · Kredive Retail & cilësinë e tyre; · Depozitave; · Paketave; · Marrëveshjeve të pagave; · Klientëve aktivë.   **Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:** ·Të përfaqësoje me profesionalizëm dhe integritet degën e Bankës dhe të marrë përgjegjësi për tërë veprimtarinë e saj, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, statutin dhe udhëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës OTP Albania; ·Të organizoje, drejtoje dhe kontrolloje veprimtarinë e përditshme të Degës dhe të stafit të saj; ·Të menaxhojë dhe të kujdeset për ndërtimin dhe funksionimin normal të marrëdhënieve midis degës dhe departamenteve të tjera në Drejtorinë e Përgjithshme, me qëllim arritjen e objektivave dhe përmiresimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientelës; ·Të zotërojë njohuritë e domosdoshme për produktet e bankës dhe njëkohësisht të ketë aftësi shitëse; ·Të njohë thellësisht cdo veprimtari operacionale të degës dhe të sigurojë që gjithë veprimtaria e personelit të degës është në përputhje me procedurat përkatëse; ·Të mbajë përgjegjësi për cdo veprim financiar dhe cdo transaksion të urdhëruar, vlerësuar apo kontrolluar prej tij. **Kualifikimi i kërkuar:** · Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të; · Eksperiencë pune në të njëjtin profil në sistemin bankar; · Njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit; · Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Afati i fundit i aplikimeve është **23 dhjetor 2025** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-dege-tiran%C3%AB-at-otp-bank-albania-4350132164
Niveli: mid level

Publikuar 15/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme