Kthehu te lista
Punë

Drejtor i pergjithshem

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**Titulli i Pozicionit:** **Drejtues i pergjithshem** **Përmbledhje e Pozicionit** Pozicioni i **Drejtorit te pergjithshem** është përgjegjës për menaxhimin efikas të operacioneve të mirëmbajtjes së objektit, sigurimin e funksionimit të pandërprerë të sistemëve teknike dhe shërbimeve, si dhe koordinimin e stafit për të ofruar një ambient rezidencial të sigurt, të pastër dhe funksional për banorët. **Përgjegjësitë Kryesore** - Planifikon, organizon dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet e mirëmbajtjes preventive dhe korrektive të rezidencave. - Koordinon ekipet e mirëmbajtjes (elektrikë, hidraulikë, klimatizim, etj.) dhe sigurimi që punimet të kryhen në kohë dhe me cilësi të lartë. - Harton dhe monitoron buxhetin e mirëmbajtjes, kontrollet e kostos dhe prioritetet e shpenzimeve. - Negocion dhe mbikëqyr kontratat me furnitorë dhe nënkontraktorë. - Siguron zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe standardeve përkatëse. - Koordinon inspektimet periodike të pajisjeve, strukturave dhe sistemeve të ndërtesës. - Përgatit raporte mujore mbi gjendjen teknike, shpenzimet dhe nevojat për mirëmbajtje. - Bashkëpunon ngushtë me menaxhimin e rezidencës dhe ekipet e tjera operative për të rritur eficiencën dhe cilësinë e shërbimeve. **Kualifikimet dhe Aftësitë** **Kualifikime të Dëshiruara:** - Diplomë Bachelor në Inxhinieri, Menaxhim Ndërtesash, Administrim Biznesi, ose fushë të ngjashme. - Përvojë minimale 3–5 vjet në menaxhim të mirëmbajtjes ose pozicion drejtues të ngjashëm. - Njohuri të sistemeve teknike të ndërtesave (HVAC, elektrikë, hidraulikë). **Aftësi të Nevojshme:** - Aftësi të shkëlqyera organizative dhe udhëheqëse. - Kompetencë në planifikimin e projekteve dhe menaxhimin e buxhetit. - Aftësi të forta komunikimi dhe zgjidhje problemesh. - Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar prioritete të ndryshme. Ju mirepresim te dergoni CV ne adresen: shpresa.balashi@agikons.com Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-i-pergjithshem-at-agikons-4371960515
Niveli: mid level

Publikuar 17/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme