Kthehu te lista
Punë

Drejtor Kantieri

Gener 2 Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Përshkrimi i Pozicionit** Roli kryesor i Drejtorit të Kantierit është të sigurojë implementimin e projektit ne mënyre të sigurtë, brenda buxhetit dhe në perputhje me programin e punimeve të miratuar nga Departamentet Drejtuese. Menaxhon regullisht operacionet e kantierit dhe mbikqyr stafin inxhinierik të kantierit, grupet operacionle, monitoron zbatimin e punës së nënkotraktorëve në përputhje me kontratat, koordinon mjetet dhe makineritë e kantierit. Realizon inspektime për të siguruar cilësinë maksimale në realizimin e punëve. Jep zgjidhje inxhinierike për problematika të paparashikuara në projekt. **Detyrat Kryesore** - Pergatit dhe ndjek zbatimin e plan organizimit te punimeve, dhe propozon per amendimin e ketyre planeve sipas nevojes; - Ndihmon ne pergatitjen e metodologjise se punimeve te pergjithshme ose specifike per punimet civile, dhe propozon per amendimin e ketyre metodologjive sipas nevojes; - Ben planifikimin ditor/javor/mujor te punimeve dhe ndjek zbatimin e tyre duke planifikuar ecurine sipas grafikut te miratuar dhe jep rekomandimet e nevojshme ne kohe tek eprori per masat korrigjuese qe duhet te merren; - Mban pergjegjesi per koordinimin dhe zbatimin e punimeve nga grupet e punes ne kantier ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet; - Mban pergjegjesi per ndjekjen e procedurave dhe plotesimin e dokumentave te nevojshme nga gjithe personeli i projektit. - Planifikon ne kohe porosite e materialeve, pajisjeve dhe makinerive te nevojshme per realizimin e projektit dhe ploteson dokumentacionet e nevojshme te marjes ne dorezim te tyre; - Ne bashkepunim me koordinatorin e cilesise, ndjek kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer; - Bashkepunon me pergjegjesin e sektorit inxhinierik, burimeve, sektorit te standarteve, per zgjidhjen e te gjithe problematikes dhe mbarevajtjen e punes ne objekt ne perputhje me politikat dhe procedurat e kompanise ne funksion te:  Sigurimit Teknik dhe Shendetit; Mbrojtjes se Mjedisit; Cilesise. - Pergjegjesise Sociale ne Komunitet dhe ndaj Paleve te Interesit **Kriteret Kryesore** - Te jetë i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi. - Te kete njohuri të mira të gjuhës angleze dhe një prej gjuhëve te tjera te EU. - Te ketë minimumi 7 vite eksperiencë pune në projekte infrastrukrurore. - Te ketë minimalisht 3 vjet eksperiencë të vazhdueshme në organizimin e kantiereve, me referenca te faktuara ne monitorim/implementim dhe finalizimin me sukses të tyre. - Të jetë njohës i programeve baze mbi planifikimin e projekteve (Microsoft Project/Primavera) - Të shfaqë aftësi te mira analitike dhe raportuese. - Të ketë aftësi te mira komunikuese me shkrim dhe verbal. - Te ketë aftesi organizative për prioritizimin e cëshjteve dhe direktivave në nje ambient shumë dinamik. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-kantieri-at-gener-2-4375542004
Niveli: mid level

Publikuar 26/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme