Kthehu te lista
Punë

Drejtor mirembatjeje

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Përshkrimi **Pozicioni: Drejtor Mirembatjeje** **Departamenti:** Shërbime Teknike dhe Operacionale **Raporton tek:** Administratori i Përgjithshëm **Nën mbikëqyrje direkte:** - Përgjegjësi i Sektorit të Mirëmbajtjes - Përgjegjësi i Sektorit të Gjelbërimit **🎯 Qëllimi i Pozicionit:** **Të planifikojë, organizojë dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet operacionale që lidhen me mirëmbajtjen dhe gjelbërimin në pronat e administruara nga S&D Invest, duke garantuar efikasitet, cilësi dhe përputhje me standardet teknike dhe kërkesat ligjore.** **Drejtori është gjithashtu përgjegjës për identifikimin, regjistrimin, analizën dhe prezantimin grafik të të gjitha proceseve të mirëmbajtjes, si ato të zakonshme** ashtu edhe ato **të jashtëzakonshme** , si dhe për analizën dhe rritjen e të ardhurave të këtyre sektorëve përmes shërbimeve të tjera. **✅ Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:** **1. Menaxhimi i Sektorit të Mirëmbajtjes** - Drejton dhe monitoron punën e stafit teknik dhe të përgjegjësit të sektorit. - Siguron zbatimin e rregullt të planit të **mirëmbajtjes së zakonshme** për instalimet elektrike, hidraulike, ashensorë, fasada, ndriçim etj. - Organizimi dhe ndjekja e **ndërhyrjeve të jashtëzakonshme** , emergjencave ose problematikave të pazakonta në terren. **2. Menaxhimi i Sektorit të Gjelbërimit** - Planifikon punët e gjelbërimit, mbjelljet sezonale, krasitjet, ujitjen dhe trajtimet me pesticide. - Monitoron cilësinë e mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra në zonat e përbashkëta. - Përcakton standardet estetike dhe teknike për zonat e gjelbërta të çdo objekti. **3. Regjistrimi dhe Evidentimi i Proceseve Teknike** - Ndërton dhe mirëmban **regjistrin e mirëmbajtjes teknike** (zakonshme dhe jashtëzakonshme). - Siguron që çdo ndërhyrje të regjistrohet me: datë, vendndodhje, llojin e ndërhyrjes, kostot dhe ekipi përkatës. - Analizon të dhënat dhe identifikon problematika që përsëriten apo zona kritike. **4. Analiza dhe Raportimi me Grafiqe** - Harton **raporte periodike (muaj, tremujor, vit)** mbi mirëmbajtjen, duke përfshirë: - Numrin e ndërhyrjeve - Kategoritë më të shpeshta të defekteve - Kosto totale dhe mesatare për ndërhyrje - Prezanton **grafiqe vizuale** (p.sh. bar chart, pie chart, trend line) për t’i bërë analizat të kuptueshme për menaxhmentin. **5. Zhvillimi i Propozimeve për Përmirësim** - Sugjeron zgjidhje për të reduktuar ndërhyrjet e përsëritura dhe për të rritur efikasitetin. - Punon ngushtësisht me drejtuesit e tjerë për projekte investimi që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës. **6. Menaxhimi i Inventarit dhe Furnizimeve** - Kontrollon menaxhimin e materialeve, veglave dhe pajisjeve nga stafi teknik. - Siguron që sektori të jetë i pajisur në mënyrë efektive për të përballuar ndërhyrjet në kohë reale. **7. Zbatimi i Standardeve të Sigurisë dhe Ligjshmërisë** - Monitoron që të gjitha ndërhyrjet të kryhen në përputhje me normat teknike dhe të sigurisë në punë. - Kontrollon përputhshmërinë me kërkesat e ligjit Nr. 55/2025 dhe aktet përkatëse. **8. Analiza Ekonomike dhe Zhvillimi i Shërbimeve** - Analizon të ardhurat dhe kostot e sektorit të mirëmbajtjes dhe gjelbërimit në mënyrë periodike. - Harton raporte financiare bazuar në të dhënat e faturimit, kuotave të shërbimit dhe shpenzimeve. - Identifikon mundësi për **rritjen e të ardhurave** përmes: - Zgjerimit të shërbimeve ekzistuese (p.sh. kontrata me klientë të rinj jashtë portofolit aktual). - Krijimit të shërbimeve të reja (p.sh. mirëmbajtje teknike për biznese të vogla, dizajn i gjelbërimit për kompani, kujdes sezonal për hapësira publike etj.). - Bashkëpunon me ekipin e marketingut dhe shitjeve për të strukturuar **paketa shërbimesh shtesë** për klientët ekzistues dhe të rinj. - Sugjeron përmirësime në mënyrën e ofrimit të shërbimeve, me qëllim **rritjen e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë** së tyre në treg. **🎓 Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara:** **Kërkesa** **Përshkrimi** **Edukimi** **Diplomë e lartë në Inxhinieri Ndërtimi, Elektrike, Mekanike, ose fusha të ngjashme** **Eksperienca** **Minimumi 5 vite eksperiencë në mirëmbajtje teknike ose menaxhim operativ** **Njohuri teknike** **Të thelluara për sistemet elektrike, hidraulike, ventilim, ashensorë, struktura, gjelbërim** **Njohuri në analizë** **Aftësi për të ndërtuar dhe interpretuar grafiqe teknike dhe raporte të detajuara** **Aftësi menaxheriale** **Drejtim ekipesh, delegim, vendimmarrje në situata kritike** **Soft Skills** **Komunikim i mirë, punë në grup, organizim dhe përgjegjësi e lartë** **IT** **Njohuri shumë të mira në Excel (grafiqe, tabela), Word, platforma raportimi** Shënime Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: **hr@sdinvest.al** Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale". **Adresa:**  Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-mirembatjeje-at-agikons-4399024578
Niveli: mid level

Publikuar 10/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme