Kthehu te lista
Punë

Drejtor, Njësi shitje, Librazhd

SIGAL Insurance Group Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a.** shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për: **Drejtor, Njësi shitje, Librazhd** *Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive* : Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të shoqërisë “SIGAL INSURANCE GROUP”. Organizon dhe rregullon marrëdhëniet me klientë, bizneset private, institucionet publike dhe shoqatat.Planifikon, monitoron, kontrollon të gjitha operacionet dhe procedurat e shitjeve të kontratave te sigurimit.Propozon mënyrat e reklamimit/provimit në qytetin përkatës.Përgjigjet për realizimin e objektivave të degës. *Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:* ·        Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Ekonomi, Drejtësi, Inxhinieri. ·        Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune si menaxher ose drejtues në biznes ose në institucione publike. ·        Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet. ·        Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe te folur). ·        Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik. Të interesuarit, brenda datës 24.04.2026 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-nj%C3%ABsi-shitje-librazhd-at-sigal-insurance-group-4399020384
Niveli: mid level

Publikuar 10/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme