Kthehu te lista
Punë

Drejtor/e Marketingu

ASEL Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Pozicioni:  **Drejtor/e Marketingu** Kompani lider në fushën e Distribucionit kërkon të punësojë Drejtor Marketingu, i cili do të jetë përgjegjës për hartimin, drejtimin dhe zbatimin e strategjisë së marketingut me qëllim rritjen e shitjeve, forcimin e markës dhe zgjerimin e rrjetit të klientëve. Ky rol kërkon vizion strategjik, aftësi drejtuese dhe kuptim të thellë të tregut të shpërndarjes dhe konsumit. **Ofrojmë** - Pozicion drejtues me rol strategjik në kompani - Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës - Ambient profesional dhe mundësi reale zhvillimi - Përfshirje direkte në vendimmarrjen e kompanisë **Përgjegjësitë kryesore** - Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të marketingut të kompanis - Analizon tregun, konkurrencën dhe trendet e konsumatorit - Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjes për rritjen e volumit të shpërndarjes - Menaxhon fushatat promocionale, ofertat dhe aktivitetet B2B & B2C - Zhvillon dhe forcon imazhin e markës në treg - Menaxhon buxhetin e marketingut dhe monitoron performancën e fushatave - Drejton ekipin e marketingut dhe agjencitë e jashtme - Raporton periodikisht tek menaxhimi mbi rezultatet dhe KPI-t **Kërkesat** - Diplomë universitare në Marketing, Biznes, Ekonomi ose fusha të ngjashme - Eksperiencë minimale 5 vite në marketing, preferohet në kompani shpërndarjeje ose FMCG - Eksperiencë në pozicion drejtues (menaxher / drejtor) - Njohuri shumë të mira të marketingut strategjik dhe operacional - Aftësi shumë të mira analitike dhe vendimmarrjeje - Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe lidershipi - Njohuri të marketingut digjital përbëjnë avantazh Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-e-marketingu-at-asel-albania-4357472996
Niveli: mid level

Publikuar 02/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme