Kthehu te lista
Punë

Drejtues Kantieri

Farebau Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Pozicioni:** *Drejtues Kantieri (Tiranë)* **Qëllimi i Pozicionit** Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha proceseve të punës në kantier, duke siguruar realizimin e projektit në përputhje me projektet e zbatimit, standardet teknike, afatet kohore dhe buxhetin e miratuar. **Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore** - Menaxhon dhe drejton aktivitetin e përditshëm të kantierit, duke siguruar organizimin dhe koordinimin efektiv të burimeve njerëzore dhe teknike. - Verifikon dhe analizon dokumentacionin tekniko-ligjor të projektit dhe siguron përputhshmërinë e tij me kërkesat ligjore dhe teknike përpara dhe gjatë zbatimit të punimeve. - Shqyrton projektet e zbatimit, preventivat dhe specifikimet teknike, identifikon mangësi të mundshme dhe propozon zgjidhje teknike për optimizimin e proceseve të ndërtimit. - Harton dhe monitoron planifikimin operacional të punimeve (plan ditor, javor dhe mujor) në përputhje me grafikun e realizimit të projektit. - Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetin e nënkontraktorëve, furnitorëve dhe grupeve të punës në kantier për të garantuar ecurinë dhe cilësinë e punimeve. - Siguron zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e miratuara, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet përkatëse të cilësisë. - Monitoron progresin e punimeve dhe raporton periodikisht tek drejtuesit e projektit mbi performancën, problematikat dhe masat korrigjuese të nevojshme. - Garanton respektimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe standardeve të cilësisë në kantier. - Siguron zbatimin korrekt të procedurave teknike dhe organizative të kompanisë gjatë gjithë procesit të ndërtimit. - Bashkëpunon me projektuesit, supervizorët dhe strukturat e tjera të përfshira për zgjidhjen e çështjeve teknike gjatë zbatimit të projektit. **Kualifikimet dhe Aftësitë** - Diplomë universitare në **Inxhinieri Ndërtimi** . - Minimumi **5 vite eksperiencë profesionale në menaxhimin ose mbikëqyrjen e projekteve të ndërtimit** . - Njohuri të mira në përdorimin e **AutoCAD** dhe programeve bazë kompjuterike. - Aftësi të zhvilluara në **planifikim, organizim dhe menaxhim të kantierit** . - Aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi me ekipe multidisiplinare dhe palë të treta. - Orientim i lartë ndaj rezultateve, cilësisë së punës dhe respektimit të afateve të projektit. *\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.\** *Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:* **hr@farebau.ch.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtues-kantieri-at-farebau-albania-4382035924
Niveli: mid level

Publikuar 10/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme