Kthehu te lista
Punë

Drejtues Magazine dhe Logjistike

Progeen Construction Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**PROGEEN sh.p.k.** është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. **Pozicioni:** Drejtues Magazine dhe Logjistike **Vendndodhja:** Tiranë **Përmbledhja e Rolit:** Drejtuesi i Magazinës dhe Logjistikës bën të mundur lëvizjen e njerëzve, pajisjeve, makinerive dhe materialeve ndërmjet kantiereve, magazinave etj. Ai ka në përgjegjësinë e tij të gjithë mjetet, makineritë, shoferët, manovratorët dhe ka për detyrë të rregullojë lëvizjet ditore të mallrave, makinerive, mjeteve si edhe mirëmbajtjen e tyre. Për përmbushjen e detyrave ai duhet të mbajë komunikim të vazhdueshëm dhe të koordinojë me drejtuesit e kantiereve dhe projekt menaxherët, departamentin e financës dhe prokurimeve etj. **Detyrat Dhe Përgjegjësitë** - Kontrolli dhe monitorimi i inventarit fizik dhe mirëmbajtja e tij (Magazina Qendrore dhe magazinat e kantiereve të tjera të kompanisë). - Monitorimi i lëvizjeve të materialeve nga Magazina Qendore në kantiere, anasjelltas dhe ndërmjet kantiereve. - Përgjegjës për kontrollin dhe përmirësimin e mbarëvajtjes së punës të magazinierit kryesor, si dhe magazinierëve të kantiereve të tjera, si dhe përcaktimi i detyrave dhe afateve për punët e caktuara. - Përgjegjës për raportimin e gjendjes fizike të inventarit çdo fund muaji. - Koordinimi i lëvizjes së mjeteve, pajsjeve dhe veglave të punës, ndjekja e lëvizjeve nëpërmjet sistemit GPS. - Kontrolli i mbajtjes së të dhënave dhe plotësimi i kartelave të mirëmbajtjes së mjeteve, pajisjeve dhe veglave të punës, duke evidentuar kantierin në të cilën ndodhen, përfshirë historikun e mirëmbajtjes së riparimeve për secilen prej tyre. - Organizimi dhe shpërndarja e shoferëve / manovratorëve sipas nevojave ditore. - Rakordimi dhe raportimi mbi normativat e konsumit të mjeteve të kompanisë, duke u bazuar në tabelat e hartuara në funksion të menaxhimit dhe kontrollit të mjeteve. - Menaxhimi i shërbimeve të transportit, ngarkim – shkarkim dhe shërbime speciale me makineri me palë të treta sipas nevojave të kantiereve. - Asistimi në ngritjen e kantiereve të reja dhe lidhja me infrastrukturen. **Kualifikimet Dhe Kërkesat** - Të ketë përfunduar studimet në fushën e ndërtimit, financës, menaxhimit apo fusha të tjera të ngjashme; - Eksperiencë pune të ngjashme në fushën e ndërtimit mbi 3 vjet; - Aftësi të forta analitike dhe menaxhuese; - Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese. **Përfitimet** - Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht; - Përfshija në projekte sfiduese; - Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional; - Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë. **Mënyra e Aplikimit** Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën **hr@progeen.com** (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera **.** *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtues-magazine-dhe-logjistike-at-progeen-construction-4360280282
Niveli: mid level

Publikuar 17/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme