Kthehu te lista
Punë

Drejtues Shitjesh ne Showroom

DEKRA Arbeit Group Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
📢 **Po rekrutojmë – Drejtues Shitjesh ne showroom-in ne Kashar** **DEKRA Arbeit Albania** , në emër të klientit të saj – një kompani shqiptare që operon me sukses në sektorin e tregtisë dhe materialeve të ndërtimit – është në kërkim të një profesionisti të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit të tyre të shitjes. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për një profesionist me përvojë që dëshiron të punojë në një ambient dinamik dhe bashkëkohor, ku zhvillimi profesional dhe përkushtimi ndaj cilësisë janë prioritet. **Detyrat kryesore:** - Zhvillon dhe zbaton plane strategjike për të arritur objektivat e shitjeve. - Ndjek realizimin e objektivave të departamentit me stafin dhe i suporton ata gjatë procesit të negociatave. - Përzgjedh, trajnon, motivon dhe udhëheq ekipin e shitjes. - Përfaqëson kompaninë në takime me klientë aktualë dhe potencialë, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata. - Monitoron dhe analizon performancën e shitjeve në mënyrë të vazhdueshme. - Harton dhe prezanton raporte të detajuara mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve. - Kryen analiza mbi kostot, politikat e çmimeve dhe tendencat e tregut, duke propozuar strategji të reja për rritje të shitjeve. - Drejton mbledhjet e performancës me ekipin e shitjes. **Kualifikimet:** - Eksperiencë e mëparshme në drejtimin e një ekipi shitjesh, preferohet në industrinë e materialeve të ndërtimit. - Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, komunikim dhe negocim. - Aftësi analitike për të interpretuar të dhëna dhe për të marrë vendime strategjike. - Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht. - Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe PowerPoint. **Cfare ofrohet:** Pagë konkurruese + bonuse mbi performancën. Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim. Ambient pune bashkëkohor, mbështetës dhe profesional. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtues-shitjesh-ne-showroom-at-dekra-arbeit-group-albania-4378931086
Niveli: mid level

Publikuar 04/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme