Kthehu te lista
Punë

Drejtues Teknik

Kastrati Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Pozicioni** : Drejtues Teknik **Vendodhja:** Tiranë **Drejtuesi Teknik** është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe garantimin e zbatimit korrekt teknik të projekteve të kompanisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet profesionale të sektorit të ndërtimit. Ai/ajo siguron cilësinë, përputhshmërinë ligjore dhe koordinimin teknik të proceseve të punës. **Detyrat Kryesore:** - Ushtrimi i rolit të Drejtuesit Teknik për Zbatim sipas legjislacionit në fuqi - Mbikëqyrja dhe kontrolli i zbatimit teknik të projekteve - Miratimi dhe nënshkrimi i dokumentacionit teknik përkatës - Koordinimi me ekipet e inxhinierisë, administratës dhe palët e përfshira në projekt - Ndjekja e kontratave dhe bashkëpunimi me furnitorë, nënkontraktorë dhe konsulentë - Bashkëpunimi me institucionet shtetërore dhe autoritetet përkatëse - Raportim periodik mbi ecurinë teknike të projekteve **Kualifikimet:** - Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi - Licencë e vlefshme si Drejtues Teknik për Zbatim - Minimum 10 vite eksperiencë profesionale në sektorin e ndërtimit - Njohuri shumë të mira të legjislacionit të ndërtimit dhe praktikave të zbatimit - Aftësi të mira organizative dhe koordinuese Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën  **hr@kastratigroup.al**  duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtues-teknik-at-kastrati-4378919182
Niveli: mid level

Publikuar 04/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme