Kthehu te lista
Punë

Drejtues/e Teknik, Farmacist/e

Galaxy sh.p.k. Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore** - Shpërndan barnat dhe përgatit recetat sipas udhëzimeve të mjekëve dhe protokolleve ligjore. - Siguron që çdo medikament të jepet në dozimin, formën dhe mënyrën e përdorimit të duhur. - Këshillon pacientët mbi përdorimin korrekt të barnave, efektet anësore, ndërveprimet dhe masat paraprake. - Monitoron dhe menaxhon inventarin e barnave dhe produkteve farmaceutike, kontrollon datat e skadimit dhe siguron ruajtjen sipas standardeve. - Kryen porositë e barnave dhe bashkëpunon me distributorët për furnizim të rregullt. - Respekton dhe zbaton të gjitha protokollet e sigurisë, higjienës dhe dokumentacionit farmaceutik. - Menaxhon dokumentacionin teknik dhe evidenton me saktësi recetat, shitjet dhe lëvizjet e magazinës së barnave. - Siguron përputhshmëri me ligjet farmaceutike dhe rregulloret e institucioneve shëndetësore. - Ndihmon në trajnimin e stafit ndihmës dhe mbështet funksionimin e përditshëm të farmacisë. - Merr pjesë në programet e këshillimit për pacientët, vaksinimet (nëse aplikohet), matjet bazë të parametrave shëndetësorë dhe promovimet e shëndetit. **Kualifikimet dhe Kërkesat** - Diplomë universitare në Farmaci (Bachelor + Master Profesional/Shkencor). - Licencë në profesionin e farmacistit (nëse kërkohet për pozicionin). - Njohuri shumë të mira të farmakologjisë, përbërjeve mjekësore dhe legjislacionit farmaceutik. - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe këshillimi profesional. - Saktësi, etikë e lartë pune dhe aftësi për të punuar në situata me fluks të lartë. - Përvoja e mëparshme në farmaci konsiderohet avantazh. ✅ **Ofrohen kushte shumë të favorshme pune:** Paga mbi nivelin e tregut Bonus mbi shitjen 2 ditë pushim në javë 1 muaj pushim në vit Korrektesë në pagesa 📩 Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në në: hr@ilumina.al 📞 Për më shumë informacion: ‪+355 69 709 5397‬ Cel. : ‪+355 69 709 5397 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtues-e-teknik-farmacist-e-at-galaxy-sh-p-k-4349694552
Niveli: mid level

Publikuar 12/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme