Kthehu te lista
Punë

Ekonomist/e

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**Agikons sh.p.k**  është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës. Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë. Ne jemi në kërkim të një:  **Ekonomist/e.** **Detyrat:** - Kryen veprime fizike, rregjistrimet kontabel si dhe dhenie informacioni per gjendjet e likujditetit. - Harton buxhetet ditore mujore apo tre mujore mbi bazen e informacioneve financiare te marra. - Ben regjistrimet kontabel te veprimeve me bankat, analizon QK dhe raporton periodikisht mbi realizimet mujore te arketimeve. - Ndjek plotesimin e kerkesave te reja dhe te vazhdueshme te bankave mbi informacionet financiare te shoqerive te grupit. - Harton planin e nevojave ne likujditete per periudha afatshkutra te kompanise. **Kualifikimet:** - Diplome universitare ne Finance, Kontabilitet ose fusha te ngjashme. - Pervoje pune e meparshme minimalisht 3 vite. - Njohuri te mira ne parimet kontabel dhe fiskale. - Aftesi te mira ne perdorimin e programeve financiare. - Kujdes ndaj detajeve dhe saktesi ne perpunimin e te dhenave. **Shënime:** Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj! Departamenti i Burimeve Njerezore Agikons. Sh. P. K Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/ekonomist-e-at-agikons-4354876511
Niveli: mid level

Publikuar 14/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme