Kthehu te lista
Punë

Electrical Engineer

EuroElektra Sh.p.k Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
EuroElektra Sh.p.k, kompani lider në zgjidhje të avancuara elektro-energjetike për rritjen e efikasitetit dhe performancës energjetike në Shqipëri dhe rajon, po zgjeron aktivitetin dhe kërkon profesionistë të rinj për t’iu bashkuar ekipit.🤝   **Pozicioni: “Inxhinier Elektrik”** ✨ **Përgjegjësitë e funksionit:** 📑 -Kryen simulime dhe analiza përmes softuerëve profesionalë të impianteve fotovoltaike (PVcase, PVsyst, PVsol, Virtosolar, RatedPower etj) -Studion terrenin dhe kryen analiza topografike për vendndodhjen e impianteve diellore për të arritur rendimentin maksimal (duke përdorur softuerë si CAD Earth - PVCAD, PLEX-VIRTOSOLAR) -Projekton sistemet për monitorimin dhe kontrollin e impianteve përmes SCADA. -Kërkon dhe analizon mbi produktet PV (panelet dhe inverterat) për performancën dhe rritjen e rendimentit të sistemit PV. -Përgatit raporte teknike dhe financiare mbi studimet fotovoltaike. -Përgatit dokumentacionin për projekte të mëdha fotovoltaike: plan biznesi, studim fizibiliteti,studim teknik etj. -Harton projektet fotovoltaike për zbatim bazuar në standardet ndërkombëtare për projektimin e impianteve PV (IEC). -Përgjegjës për detajimin e saktë të listës së materialeve, duke përfshirë të gjitha artikujt e nevojshëm që do të jenë pjesë e projektit sipas specifikimeve teknike, duke ruajtur standardet e aplikuara nga kompania. -Jep sqarime dhe udhëzime të vazhdueshme për inxhinierët në terren ose teknikët për zbatimin e projektit dhe realizimin e kushteve teknike. -Koordinon me magazinën dhe logjistikën për të identifikuar materialet e nevojshme për realizimin e projektit dhe përgatitjen e listave për këto materiale. -Para fillimit të punimeve, bazuar në projektin e përgatitur, detajon buxhetin për punimet elektrike për të bërë të mundur llogaritjen e kostove të impianteve. -Përgatit të gjithë dokumentacionin teknik që shoqëron projektin. -Projekton sistemet hibride të kontrollit. **Kushtet e Punës:** - Orari i punës është nga e hëna në të premte, ora 08:00 – 17:00, duke përfshirë pushimin e ditës. - Të gjitha festat zyrtare janë ditë pushimi. - Përfitohen 22 ditë pushimi vjetor në vit. - Punësimi realizohet me kontratë pune sipas Kodit të Punës. - Transporti sigurohet nga kompania me mjetet e saj. - Pagat janë 100% të deklaruara.   Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: career@euroelektra.al ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355672071043.   Ju mirëpresim! 🙌 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/electrical-engineer-at-euroelektra-sh-p-k-4377362822
Niveli: mid level

Publikuar 02/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme