Kthehu te lista
Punë

Electrical Project Manager

Smart Home Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**Smart Home Albania** , lider në sektorin e automatizimit të shtëpive në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan, po kërkon një kandidat për pozicionin **Project Manager me arsim në Inxhinieri Elektrike** , i cili do të mbikëqyrë projektet e kompanisë në çdo fazë të tyre. **DETYRAT** - Menaxhon portofolin e projekteve. - Ndjek procesin teknik pas konfirmimit të projektit dhe është përgjegjës deri në dorëzimin përfundimtar. - Koordinon dhe siguron cilësinë e punës së ekipeve të instalimit. - Trajnon klientin për sistemet e instaluara. - Mban kontakt me klientët edhe pas dorëzimit të projektit për të siguruar që gjithçka është e qartë dhe funksionale për ta. - Rraporton pranë drejtuesit të departamentit. **KUALIFIKIMET** - Diplomë në Inxhinieri Elektrike. - 2–3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme. - Leje drejtimi e vlefshme. - Eksperiencë në menaxhimin e projekteve në terren. - Aftësi për të zgjidhur probleme dhe për të koordinuar ndërmjet palëve. - Eksperienca në kompani me profil të ngjashëm ose njohuri mbi sistemet Smart Home konsiderohet avantazh. - Njohuri të mira të gjuhës angleze. **ÇFARË OFROJMË:** - Mundësi për zhvillim profesional dhe rritje brenda një kompanie inovative me potencial të madh. - Ambient pune dinamik me mbështetje për zhvillimin e aftësive drejtuese dhe menaxheriale. - Pagë konkurruese e shoqëruar me bonuse për performancë dhe projekte. - Automjet i kompanisë. - Trajnime të vazhdueshme për zgjerimin e njohurive dhe aftësive. **Apliko tani dhe bëhu pjesë e një mundësie të shkëlqyer profesionale!** Dërgo CV-në dhe një letër motivimi në adresën e emailit: 📧 **hr@smarthome.al** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/electrical-project-manager-at-smart-home-albania-4378164455
Niveli: senior

Publikuar 03/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme