Kthehu te lista
Punë

Engineer (Progeen)

Ecommerce-Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**PROGEEN**  sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. **Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin.** **Pozicioni:** Inxhinier Përpunues **Vendndodhja:** Durrës **Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:** - Përgatit të gjitha Shop Drawings strukturore në përputhje me projektin ekzekutiv dhe dokumentacionin kontraktual; - Verifikon përputhjen e Shop Drawings me planet arkitekturore, MEP dhe detajet ekzistuese të projektit; - Përgatit Method Statements për të gjitha aktivitetet kryesore strukturore: themele, kolona, trarë, soleta, mure mbajtëse, etj.; - Harton As-Built Drawings për strukturën, bazuar në punimet reale të kryera në terren; - Siguron që As-Built Drawings të pasqyrojnë saktësisht çdo devijim nga planet fillestare; - Përgatit skema krahasuese për përputhjen midis projektit fillestar dhe ndryshimeve gjatë zbatimit; - Ndihmon në hartimin e RFI-ve për paqartësitë ose mospërputhjet e konstatuara në dokumentacionin struktural; - Menaxhon dhe ndjek statusin e Submittals, RFI-ve dhe Approvals për të gjitha dorëzimet e strukturës; - Arkivon të gjitha dokumentet teknike në mënyrë të organizuar dhe të kontrolluar; - Siguron që të gjitha dokumentet teknike të jenë të përditësuara sipas ndryshimeve të miratuara; - Ndihmon në hartimin e planeve të kontrollit të cilësisë për punimet strukturore; - Mbështet teknikisht stafin e zbatimit me dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për zbatimin e punimeve. **Kualifikimet dhe Aftësitë:** - Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi; - Eksperiencë pune në profilin e kërkuar dhe/ ose të ngjashme; - Të ketë njohuri të metodave, materialeve dhe normave të ndërtimit; - Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim e bashkëveprim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë. **Përfitimet:** - Një ambient mikëpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht; - Përfshija në projekte sfiduese; - Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional; - Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/engineer-progeen-at-ecommerce-albania-4384040603
Niveli: mid level

Publikuar 16/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme