Kthehu te lista
Punë

Export Manager

Kalaja Talent Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Burime Njerëzore
Kerkojme te punesojme Menaxher Eksporti per nje nga bashkepunetoret tane. Qëllimi i Pozicionit: Menaxheri i Eksportit është përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e tregjeve ndërkombëtare, koordinimin e proceseve të eksportit dhe rritjen e volumit të shitjeve jashtë vendit, në përputhje me strategjinë e kompanisë. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Zhvillon dhe zbaton strategjinë e eksportit për tregjet ndërkombëtare. Identifikon dhe negocion me partnerë, distributorë dhe klientë të rinj jashtë vendit. Menaxhon procesin e eksportit (porosi, dokumentacion, transport, dogana). Koordinon punën me departamentet e shitjes, logjistikës dhe financës. Ndjek performancën e tregjeve dhe përgatit raporte periodike. Siguron respektimin e rregulloreve ligjore dhe procedurave të eksportit. Kërkesat: Diplomë universitare në Ekonomi, Biznes, Marketing ose fusha të ngjashme. Eksperiencë e mëparshme në menaxhim eksporti ose shitje ndërkombëtare. Njohuri shumë të mira të tregjeve të huaja dhe procedurave të eksportit. Aftësi shumë të mira negociimi dhe komunikimi. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh). Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve. 📩 Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën: Aviola.isufi@ktc.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/export-manager-at-kalaja-talent-consulting-4328925857
Niveli: senior

Publikuar 23/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme