Kthehu te lista
Punë
Logo Shekulli Online

Field reporter

Shekulli Online

field-reporter-nmktlx

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Gazetar Terreni (Field Reporter) Qëllimi i pozicionit Gazetari i Terrenit është përgjegjës për mbulimin e ngjarjeve në terren, mbledhjen dhe verifikimin e informacionit, realizimin e intervistave dhe raportimin e shpejtë e të saktë të zhvillimeve për publikim në portal dhe platformat e medias. Përgjegjësitë kryesore \* Mbulon ngjarje, konferenca, aktivitete dhe zhvillime të aktualitetit në terren. \* Realizon intervista dhe mbledh deklarata nga burime relevante. \* Verifikon informacionin dhe faktet përpara publikimit. \* Përgatit lajme dhe raportime nga terreni në kohë reale. \* Bashkëpunon ngushtë me redaksinë për përcaktimin e prioriteteve të ditës. \* Siguron materiale foto dhe video nga vendngjarja kur kërkohet. \* Ndjek zhvillimet e vazhdueshme të ngjarjeve dhe informon redaksinë për çdo përditësim. \* Respekton etikën gazetareske, objektivitetin dhe konfidencialitetin e burimeve. Kualifikimet \* Preferohet arsim i lartë në Gazetari, Komunikim, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme. \* Eksperienca e mëparshme në gazetari ose media online përbën avantazh. \* Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shkrimi në gjuhën shqipe. \* Aftësi për të punuar me shpejtësi dhe saktësi nën presion. \* Iniciativë, kuriozitet gazetaresk dhe aftësi për të identifikuar lajmin. \* Fleksibilitet për të punuar në terren dhe sipas dinamikës së ngjarjeve. \* Njohuri bazë në realizimin e materialeve foto/video për platformat digjitale përbëjnë avantazh. Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4453418453/
Niveli: mid level

Publikuar 19/08/2026 · Skadon 18/10/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme