Kthehu te lista
Punë

Finance Officer

Heb's Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Kompania jonë është në kërkim të një Finance Officer të motivuar dhe të organizuar, i cili do të mbështesë aktivitetet financiare ditore dhe do të kontribuojë në menaxhimin efikas të proceseve financiare. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: \* Përgatitja dhe analizimi i raporteve financiare periodike \* Menaxhimi dhe mbajtja e marrëdhënies së vazhdueshme me studion e kontabilitetit, duke siguruar shkëmbim të saktë dhe në kohë të informacionit financiar \* Koordinimi i dokumentacionit financiar me kontabilistin e jashtëm \* Përgatitja dhe monitorimi i P&L (Profit & Loss) \* Kontrolli dhe rakordimi i lëvizjeve bankare \* Ndjekja dhe verifikimi i transaksioneve financiare \* Kryerja e inventarizimeve periodike dhe raportimi i diferencave \* Mbështetje në proceset e mbylljes mujore dhe vjetore \* Sigurimi i saktësisë dhe përputhshmërisë së të dhënave financiare Kualifikimet e kërkuara: \* Diplomë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme \* 2–4 vite eksperiencë në rol të ngjashëm \* Njohuri të mira të proceseve financiare dhe kontabël \* Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative \* Njohuri në përdorimin e Excel dhe programeve financiare (ERP/CRM përbën avantazh) \* Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi Ne ofrojmë: \* Ambient pune profesional dhe mbështetës \* Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë \* Pagë konkurruese bazuar në eksperiencë \* Respektim 100% të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/finance-officer-at-heb-s-albania-4429837824
Niveli: mid level

Publikuar 24/06/2026 · Skadon 23/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme