Kthehu te lista
Punë

Finance Specialist

Pajtoni Group Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Qellimi i Pergjithshem i Punes:** Përgjegjës për ekzekutimin në menyrën më të mirë dhe më të përshtatshme dhe në përputhje me kuadrin rregullativ ligjor/kontraktual/udhezues të të gjitha transaksioneve të pagesave si edhe të transaksioneve të tjera te iniciuara nga Departamenti i Finances te Grupit. **Detyrat dhe përgjegjësitë:** 1. Mbikeqyr dhe monitoron situatën financiare ne lidhje me aftësinë likujduese bankare te kompanive te Grupit, dhe lajmëron ne kohe per marrjen e masave ne rast mungesash ne likuiditet. 2. Nepermjet Menaxherit te Finances te Grupit mbledh cdo jave kerkesat per planin kalendarik te pagesave te konfirmuara edhe nga CEO i Grupit, sigurohet per dokumentacionin mbeshtetes per keto kerkesa si edhe bashkepunon e ndjek me Departamentin e Finances dhe Departamentet e tjera te Grupit pagesat e planifikuara periodike (tatimet, pagat, kredite, utilitetet, nenkontraktoret etj.) dhe jo periodike gjate muajit. 3. Planifikon dhe alokon ne llogarite perkatese bankare te pakten 1 dite me pare fondet e disponueshme per shumen e pagesave/transfertave te sakta, qe do te kryhen ne diten pasardhese. 4. Monitoron dhe ndjek cdo dite lëvizjen e likuiditetit ne Bankat e Grupit sipas nevojave për pagesat e planifikuara per secilen prej shoqerive te Grupit. 5. Ekzekuton cdo dite nepermjet internet banking/fizikisht, me ane te firmave te autorizuara, te gjitha transfertat e Grupit per pagesat e planifikuara dhe justifikuara me dokumentacion mbeshtetes. 6. Mban lidhje te përditshme me Shoqerite e Grupit dhe punonjesin pergjegjes te planifikimit buxhetor per ecurinë e cash-flow, qe pasqyron levizjet bankare te periudhes. 7. Per çdo pengese apo shmangie nga grafiku i pagesave javore/ditore si me siper, raporton tek eprori lidhur me shkaqet e rrethanat. 8. Sherben si pike kontakti me Bankat e Grupit per nisjen dhe koordinimin e ekzekutimit te procedurave administrative te nevojshme bankare ne lidhje me llogarite e kredive, llogarite rrjedhese, pasqyrat bankare dhe komunikimeve operacionale ditore per kerkesa e kryerje veprime kembime valutore. 9. Ndjek ecurinë e kursit zyrtar te këmbimit dhe azhurnon cdo dite ne tabelat e brendshme excel e programin Bilanc. 10. Azhurnon dosjen (file) përkatëse te veprimeve bankare te cdo dite ne excel, per cdo shoqeri te Grupit, dosje elektronike qe eshte e ndare per akses ne rrjetin e brendshem nga punonjesit e interesuar. 11. Krijon, miremban dhe arkivon dosjen fizike te veprimeve Bankare sipas Bankave e Shoqerive te Grupit. 12. Përgatit raportet ditore/javore te arkëtimeve dhe pagesave te kryera ne Bankat e Grupit. **Kualifikimet:** Diplomë universitare në Financë, Ekonomi ose Kontabilitet 2 vite eksperiencë pune në financë/kontabilitet Njohuri mbi raportimet financiare dhe procedurat fiskale E domosdoshme eksperiencë pune në sektorin bankar ose kompani ndërtiimi! Shënime Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentacionin përkatës në adresën e email-it: humanresources@kronconstruction.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/finance-specialist-at-pajtoni-group-4409286135
Niveli: senior

Publikuar 07/05/2026 · Skadon 06/07/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme