Kthehu te lista
Punë

Finance Specialist

Heb's Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Përshkrimi i rolit: Kompania jonë është në kërkim të një Finance Officer të motivuar dhe të organizuar, i cili do të mbështesë aktivitetet financiare ditore dhe do të kontribuojë në menaxhimin efikas të proceseve financiare. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: •⁠ ⁠Përgatitja dhe analizimi i raporteve financiare periodike •⁠ ⁠Menaxhimi dhe mbajtja e marrëdhënies së vazhdueshme me studion e kontabilitetit, duke siguruar shkëmbim të saktë dhe në kohë të informacionit financiar •⁠ ⁠Koordinimi i dokumentacionit financiar me kontabilistin e jashtëm •⁠ ⁠Përgatitja dhe monitorimi i P&L (Profit & Loss) •⁠ ⁠Kontrolli dhe rakordimi i lëvizjeve bankare •⁠ ⁠Ndjekja dhe verifikimi i transaksioneve financiare •⁠ ⁠Kryerja e inventarizimeve periodike dhe raportimi i diferencave •⁠ ⁠Mbështetje në proceset e mbylljes mujore dhe vjetore •⁠ ⁠Sigurimi i saktësisë dhe përputhshmërisë së të dhënave financiare Kualifikimet e kërkuara: •⁠ ⁠Diplomë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme •⁠ ⁠2–4 vite eksperiencë në rol të ngjashëm •⁠ ⁠Njohuri të mira të proceseve financiare dhe kontabël •⁠ ⁠Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative •⁠ ⁠Njohuri në përdorimin e Excel dhe programeve financiare (ERP/CRM përbën avantazh) •⁠ ⁠Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi Ne ofrojmë: •⁠ ⁠Ambient pune profesional dhe mbështetës •⁠ ⁠Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë •⁠ ⁠Pagë konkurruese bazuar në eksperiencë - •⁠ ⁠Respektim 100% të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë Nese jeni te interesuar, ju lutem dergoni CV-ne tuaj ne adresen e emailit: hr@hebsalbania.com Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/finance-specialist-at-heb-s-albania-4433820794
Niveli: senior

Publikuar 26/06/2026 · Skadon 25/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme