Kthehu te lista
Punë

Finance Specialist

Albania Tour Operator Albania DMC Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Financier/e – Operator Turistik** Po kërkojmë një Financier/e energjik/e dhe të saktë që t’i bashkohet ekipit tonë në zyrë. Do të jesh pjesë kyçe e funksionimit financiar të një operatori turistik inbound që rritet me ritëm të shpejtë dhe punon me partnerë ndërkombëtarë. **Çfarë do të bësh** - Deklarime periodike në **Cats** (listëpagesa, TVSH, tatim në burim). - Pagesë dhe azhornim faturash në **Google Sheets** të kompanisë. - **Rakordime** me klientë ndërkombëtarë dhe furnitorë brenda/jashtë vendit. - Monitorim **të ardhurash, shpenzimesh dhe Cash Flow** (raporte javore/mujore). - Dërgim dhe ndjekje të **Proforma Invoice** për klientët. - Azhornim kartelash të llogarive **Klient–Furnitor** . - Korrespondencë profesionale **Klient–Furnitor** (shqip/anglisht), brenda dhe jashtë vendit. **Çfarë kërkojmë** - Eksperiencë **minimalisht 3 vite** si financier/e ose pozicion i ngjashëm. - Njohuri të mira në **Self-Care, Cats, e-Albania, e-Bills** . - Aftësi solide në kontabilitet, **cash-flow** dhe planifikim financiar afatshkurtër/afatmesëm. - Përdorim praktik i **e-banking** (BKT, Intesa, Raiffeisen, etj.). - **Avantazh** : eksperiencë/kuptim i procesit financiar në kompani turistike **inbound** (B2B). - Kujdes ekstrem ndaj **detajeve** , korrektësi, dhe aftësi për të punuar me afate. **Çfarë ofrojmë** - **Pagë konkurruese** dhe ambient pune profesional, me kulturë bashkëpunimi. - Mundësi rritjeje dhe **trajnim** në proceset financiare të turizmit B2B. - Puna në projekte me **partnerë ndërkombëtarë** dhe volum të qëndrueshëm pune. - Kontratë sipas ligjit, ditë pushimi dhe mbështetje nga ekipi menaxhues. **Orari i punës:** E hënë – E premte, **08:30 – 17:00** (në zyrë) 📧 **Aplikimi** Dërgo **CV-në** tënde në: **info@ahg.al** **+355692800105** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/finance-specialist-at-albania-tour-operator-albania-dmc-4351943241
Niveli: senior

Publikuar 07/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme