Kthehu te lista
Punë

Finance Specialist

EUROLAB Internacional Career Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk,** me 30 vite eksperiencë në shitje, distribucion, import/eksport dhe shërbime të tjera (marketing, zhvillim tregu dhe produktesh, veprime operacionale lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri shpall vakant pozicionin:  **Specialist Finance.** **Specialisti**  për shitjet dhe klientët kryen rakordimet mujore të klientëve. **Detyrat:** - Kryen rakordimet mujore me klientët sipas proçedurës së miratuar. - Raportimi, kontrolli i rakordimeve ditore të transportuesve dhe sistemimi i arkave. - Kontrolli dhe raportimi ditor, raportimi i xhiros ditore si dhe evidentimi i diferencave për të gjitha magazinat dhe filialet. - Ndjekja dhe rakordimi i kthimeve te artikujve në shoqeri dhe raportimi i tyre në bazëditore. - Kontrolli i faturave të shitjes saktësinë e tyre, me përmbledhësen e librit të shitjeve sipas kërkesave përkatëse dhe ndjekja e faturave deri në mbylljen e Librit të Shitjes. - Kontrolli, raportimi Librit të Shitjeve (te gjitha Magazinat, Tirane, POS). - Hyrjet/Daljet të aparateve dhe frigorifereve nëpër klientë dhe rakordimi i tyre. - Raporti mujor i kthimeve si dhe penalitetet përkatëse për të gjitha magazinat dhe filialet. - Raporti përmbledhes i shitjeve. - Raporti i diferencave te Inventareve te Distributoreve dhe Regjistrimi i faturave të blerjes. - Kontrolli dhe rakordimi i stokut te distributoreve, sipas Inventareve te kryera nga ata ne fund te cdo muaji, dhe saktesimi i gjendjeve ne sistem. **Kualifikimet:** - Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet arsimi ekonomik. - Përvojë në pozicione te ngjashme rreth 2 vjet, përbën avantazh eksperienca në industrinë FMCG. - Njohuri të mira të praktikave të import/eksportit. - Përdorues i mirë i gjuhës italiane dhe angleze, të folur dhe shkruar. - Njohuri në përdorimin e Paketës Office. - Aftësi të spikatura komunikimi verbal dhe të shkruar. **Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara** - **Punon në mënyrë të pavarur**  : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar. - **Mendon për biznesin** : Përpiqet për punë cilësore. - **Maksimizon kontributin e tij** : Ka qëndrim prej fituesi. - **Ka rezultat** : Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer detyrat. - **Ruan konfidencialitetin** : Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani. **Shënime** **Mënyra e Aplikimit** **Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në adresën hr@eurolabinternacional.com** **Në subjekt te e-mailit të vendoset pozicioni i punës per te cilin aplikohet.** **Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen nga kompania.** **Shënime** **Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/finance-specialist-at-eurolab-internacional-career-4350573860
Niveli: senior

Publikuar 26/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme