Kthehu te lista
Punë

Financier

SOS Children's Villages International Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**POZICION VAKANT** ***Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.*** Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin ***Financier!*** ***Lokacioni Tirane*** **Roli i pozicionit** Përgjegjës për administrimin financiar të Departamentit të Mbledhjes së Fondeve si dhe Projektit Shkodër, duke siguruar kontrollin e të ardhurave dhe shpenzimeve, administrimin e skemave të kompensimit (përfshirë bonuset e stafit fundraising) dhe funksionimin e rregullt të proceseve financiare. Pozicioni garanton përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar dhe politikat e organizatës, si dhe mbështet menaxhmentin përmes raportimit dhe analizës financiare. ***Kriteret e Kerkuara*** - Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi; - Minimumi 3 vite pervoje pune si Financier; - Eksperiencë në buxhetim, raportim, analiza financiare dhe procedura prokurimi; - Njohuri shume të mira të legjislacionit financiar dhe standardeve të kontabilitetit; - Eksperiencë pune në përgatitjen e deklaratave tatimore / pagave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve; - Eksperience me skema bonuse dhe incentivimi eshte shume e preferuar. - Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative; - Njohuri shume të mira të sistemeve financiare dhe kompjuterike; - Aftësi shume te mira komunikuese me shkrim dhe me goje; - Njohuri shume te mira te gjuhes angleze; - Pervoje ne aktivitetet financiare te fundraising ose marketingut konsiderohet avantazh; - Integritet i lartë profesional, etikë e fortë në punë dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar. ***Përgjegjësitë kryesore*** **Aktiviteti financiar i Fundraising** - Menaxhon dhe monitoron performancën financiare të aktiviteteve të mbledhjes së fondeve; - Planifikon dhe ndjek buxhetet, si dhe analizon koston dhe efektivitetin e fushatave; - Administron skemat e kompensimit dhe bonuset për stafin e fundraising; - Bashkëpunon me ekipet përkatëse për planifikim dhe vendimmarrje financiare. **Aktiviteti i Programit Shkodër** - Siguron planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit të projektit; - Menaxhon rrjedhën e parasë, pagesat dhe detyrimet financiare; - Përgatit raportime financiare dhe analiza për menaxhmentin; - Mbështet proceset e prokurimit dhe administrimin e burimeve. **Aktiviteti financiar dhe përputhshmëria** - Siguron integritetin e regjistrimeve kontabël dhe dokumentacionit financiar; - Garanton përputhshmëri me politikat e organizatës dhe legjislacionin në fuqi; - Mbështet auditimet dhe forcon kontrollin e brendshëm. **Ne kuader te Politikave të Mbrojtjes** *SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar në respektimin dhe promovimin e vlerave, bindjeve dhe standardeve të larta etike në të gjitha nivelet. Ne presim që të gjithë punonjësit të respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe përgjegjshëm. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhen verifikime të referencave për të siguruar përputhshmërinë me këto pritshmëri. Kjo nismë synon të parandalojë aplikimet nga kandidatë të papërshtatshëm.* - Ka përgjegjësinë të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit. - Ka detyrimin të raportojë menjëherë, pa vonesë, çdo dyshim, shqetësim, akuzë ose incident që lidhet me sigurinë e fëmijëve. - Siguron konfidencialitetin dhe shpërndarjen e informacionit vetëm sipas nevojës. - Pritet të promovojë dhe mbështesë një kulturë respekti, dinjiteti, besimi dhe llogaridhënieje që parandalon shkeljet, në përputhje me dokumentin PSHEA. - Siguron përdorimin e përgjegjshëm dhe mbrojtjen e aseteve organizative, në përputhje me Udhëzimet kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit dhe Rregulloret Financiare të SOS Fshatrat e Fëmijëve. **Paraqitja e dokumentave** Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës **28.06.2026** në adresën hr@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme - CV - Leter interesi - Reference *Shënim Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financier-at-sos-children-s-villages-international-4425833294
Niveli: mid level

Publikuar 09/06/2026 · Skadon 08/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme