Kthehu te lista
Punë

Financier

AgiKons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
S&D Invest sh.a është kompani me shumë vite eksperiencë në treg dhe e njohur për standardet e larta të cilësisë dhe profesionalizmit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në S&D Invest Sh.a secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës. S&D Invest Sh.a kërkon të punësojë  **Financier/e Junior** ". **Detyrat** - Rregjistrimi i faturave në kontabilitet si dhe ndjekja në kohë e tyre; - Përgatitja e raporteve financiare sipas udhëzimeve të menaxherit të financës; - Analizë e të ardhurave dhe shpenzimeve; - Ndjekja e pagesave periodike nëpërmjet transaksioneve bankare; - Të kryejë çdo detyrë tjetër sipas nevojës së kompanisë. **Kualifikimet** - Të ketë eksperiencë pune si financier/e minimalisht 2 vite; - Të ketë aftësi të mira të dokumentacionit financiar dhe ligjit të aplikueshëm; - Të ketë aftësi të mira organizative, krijuese dhe në përmbushjen e afateve për detyrat e lëna; - Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office; - Të ruajë konfidencialitetin dhe etikën profesionale; - Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze. Dërgoni cv-në tuaj në adresën zyrtare të emailit duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikoni. Email:  **hr@sdinvest.al** **Ose kontaktoni ne nr.Tel: 0688146218** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financier-at-rekrutime-agikons-4362293303
Niveli: mid level

Publikuar 10/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme