Kthehu te lista
Punë

Financiere

Sherbime Biznesi AMSH - Accounting Office Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Zyrë Kontabiliteti AMSH po kërkon të zgjerojë stafin në pozicionin Financiere.** **Detyrat dhe Përgjegjësitë:** ·       Përgatit Pasqyrat Financiare periodike sipas nevojave të klientit dhe ato vjetore sipas legjislacionit fiskal & kontabël; ·       Deklarimet në sistemin tatimor online; ·       Regjistron të gjitha transaksioet e aktivitetit (Blerjet, shitjet , arkat, bankat, listepagesa, kontabilizimet mujore etj); ·       Mirëmban llogarinë e klientit në e-filing dhe në self-care; ·       Rakordim të pagesave; ·       Rakordim i palëve të treta; ·       Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël; ·       Ndjek të gjitha detyrat e mirëmbajtjes së mardhënies se shoqërisë me organet tatimore dhe instancat e tjera; ·       Përgjegjëse për mbajten e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor; ·       Përgjegjëse për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar; ·       Çdo detyrë tjetër që i përshtatet pozicionit të punës; **Kërkesat dhe Kualifikimet:** - Të ketë përfunduar arsimin e lartë ne Fakultetin e Ekonomisë; - Të ketë eksperiencë minimum 3 vite; - Eksperienca në zyrë kontabiliteti përbën avantazh; - Të jetë e update-uar me ligjet e fundit tatimore; - Të dijë shumë mire Planin Kontabël të Llogarive; - Të dijë shumë mirë Skemat Kontabël për cdo transkasion të regjistruar; - Të jetë e komunikueshme dhe e gatshme për t‘iu përgjigjur kërkesave të klienteve; - Të ketë aftësi të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave; *Për aplikime mund të dërgoni Cv-në në adresën e email-it humanresources@amsh.io , duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikoni.* Ju mirëpresim! Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financiere-at-sherbime-biznesi-amsh-accounting-office-4354319468
Niveli: mid level

Publikuar 05/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme