Kthehu te lista
Punë

Financiere / Kontabiliste

International Trans 06 Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
🌟 Po kërkojmë Financiere / Kontabiliste për Ekipin Tonë! 📍 Vendndodhja: Në zyrë | Tiranë, Shqipëri 🕐 Lloji i punësimit: Full-Time | E hënë – E premte Ne jemi duke kërkuar një Financiere/Kontabiliste të kualifikuar për t'u bashkuar me ekipin tonë dhe për të kontribuar në menaxhimin dhe zhvillimin e proceseve financiare. Ky rol është i përshtatshëm për individë me njohuri të thella financiare dhe që janë të orientuar pas saktësisë dhe detajeve. **Përgjegjësitë Kryesore:** • **Menaxhimi i Financave Ditore:** Regjistrimi i faturave të shitjeve dhe blerjeve, dhe mbajtja e përditësuar e librit të shitjeve dhe blerjeve; rakordim dhe regjistrim i të gjithë lëvizjeve monetare të kompanise; celjen e artikujve/zërave lidhur me aktivitetin që International Trans 06 ushtron. • **Përgatitja e Raporteve Financiare:** Gjenerimi i raporteve të fitimit / humbjes dhe analiza e zërave kontabël për raportim të saktë dhe në kohë. • Mbyllja e llogarive kontabël sipas muajve • **Deklarimet dhe Raportimet Mujore:** Përgatitja dhe dorëzimi i deklaratave mujore sipas kërkesave ligjore dhe financiare. • **Përputhshmëria me Ligjin dhe Rregulloret Fiskale:** Ndjekja e ndryshimeve të mundshme në legjislacion dhe përditësimi i procedurave kontabël për të siguruar përputhshmëri. • **Analiza dhe Rekomandime Financiare:** Ofrimi i rekomandimeve për optimizimin e shpenzimeve dhe menaxhimin e burimeve financiare. • Azhornim në kohë reale nëpërmjet kanaleve të komunikimit (email, telefon, etj) me palët e interesit, për të siguruar transmetim dhe mbledhje profesionale të materialeve financiare **Kualifikimet dhe Aftësitë e Dëshiruara:** • **Arsimimi** : Diplomë në Kontabilitet, Financë, Ekonomi ose fushë të ngjashme. • **Përvoja** : Minimum 5 vite përvojë në një rol të ngjashëm financiar ose kontabël. • **Gjuha e huaj:** Njohja profesionale e gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur), gjuhë të tjera plus. • **Njohuri të Avancuara:** Eksperiencë me softuerin Financa 5 dhe aftësi të shkëlqyera në Microsoft Excel. • **Njohuri Ligjore** : Dije e thelluar mbi legjislacionin fiskal dhe rregulloret kontabël në Shqipëri. • **Aftësi Analitike dhe Komunikimi** : Aftësi për të analizuar të dhënat financiare dhe për të komunikuar raporte të qarta dhe të sakta me menaxhmentin. • **Përkushtim për Saktësinë** : Orientim i fortë ndaj saktësisë dhe detajeve, me aftësi për të menaxhuar shumë detyra në të njëjtën kohë. **Ofrohet:** • 🌱 Mundësi për zhvillim profesional. • 💰 Pagë konkurruese në përputhje me tregun dhe pozicionin (bazuar në eksperiencë) • 🏢 Mjedis pune i shëndetshëm dhe mbështetje për avancim në karrierë. • 🤝 Bashkëpunim në cdo proces pune, që siguron një përvojë të kënaqshme në punë **Si të Aplikoni:** Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në t.lamaj@internationaltrans06.com ose nëpërmjet linkut në LinkedIn. 📧 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financiere-kontabiliste-at-international-trans-06-4381432386
Niveli: mid level

Publikuar 06/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme