Kthehu te lista
Punë

FINANCIER/E SENIOR NË VLORË

Salillari LTD Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
Kompania  **“SALILLARI Sh.p.k”,**  Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative. **“SALILLARI Sh.p.k”**  aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin. **“SALILLARI Sh.p.k”**  shpall pozicion të lirë pune  **FINANCIER/E SENIOR NË VLORË.** **DETYRAT KRYESORE:** ***·*** *Regjistrimi i dokumentacionit në kontabilitet (Fatura, Arka, Banka), si dhe të kryejë ndjekjen e tyre.* *·        Përgatitja e Raporteve Periodike Financiare sipas udhëzimeve të Shefit të Financës.* *·        Mbajtja e gjëndjes së inventarit të magazinës, kartelave të artikujve dhe të kryejë rakordimin me kontabilitetin.* *·        Mbajta e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabël.* *·        Mbajtja e pasqyrave financiare, bilanci, deklarimin e taksave/ TVSH-së, etj..* *·        Komunikimi dhe koordinimi i punës me Tatim Taksat, QKB, Bankat etj.* *·        Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.* *·        Analiza të ardhurash dhe shpenzimesh.* *·        Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.* **KRITERET KRYESORE:** ***·*** *Të jetë banues ne Vlorë përbën përparësi.* *·        Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në degën Finance-Kontabilitet.* *·        Të ketë njohuri të mira mbi programin financiar Navision ose një program të ngjashëm.* *·        Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office (niveli i avancuar është një avantazh).* *·        Të ketë mbi 10 vite përvojë pune, preferohet në industrinë e ndërtimit.* *·        Të ketë aftësi të mira për të punuar në grup.* *·        Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.* **APLIKIMI** ***Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail:*** ***hr@salillari.al*** ***, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.*** ***\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.*** ***\* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.*** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financier-e-senior-n%C3%AB-vlor%C3%AB-at-salillari-ltd-4380257381
Niveli: senior

Publikuar 10/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme