Kthehu te lista
Punë

Financier/e

AlbanianGarment Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Përshkrimi **Hotel me 5 Yje në Dhërmi - Vlorë**  kërkon për Sezonin Veror:  **Financier/e** Detyrat - Bën rakordimin e kartelave të furnitoreve. - Realizon regjistrimet periodike të të gjitha faturave të çdo muaji, librat e shitjes, librat e blerjes, deklarimet ne sistem. - Regjistron dokumentat e Bankës si dhe të bën ndjekjen e tyre. - Ndihmon arkën për rakordimet. - Bën rakordimet e kartelave të debitorëve dhe kreditorëve dhe të çdo llogarie kontabile. - Mban gjendjen e inventarit të magazinës dhe kartelave të artikujve dhe bën rakordimin me kontabilitetin. - Ndjek shpenzimet e aktiviteteve dhe kartelave për çdo llogari të shpenzimeve. - Ndjek llogaritjen dhe pagesat e Detyrimeve të ( Tvsh, Tatim Fitimin, Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore, Tap) si dhe rakordimi me Organet Tatimore. - Harton raporte të ndryshme në bazë të kërkesës së shefes së financës. - Jep informacion ditor në lidhje me debitoret dhe kreditoret menaxherëve të sektorëve përkatës. - Bën raporte periodike të inventarit. Kualifikimet - Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë Ekonomi, Financë - Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në profesion - Të ketë aftesi të mira në kontabilitet - Të perdorë shumë mirë programet kontabilitet Alpha dhe Financa 5 - Të ketë aftesi shumë të mira menaxhimi **Ofrohet :** - Pagesat konkuruese - Akomodim dhe Ushqim përfshirë Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financier-e-at-albaniangarment-4355702903
Niveli: mid level

Publikuar 25/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme