Kthehu te lista
Punë

Franchise Sales Manager

Kalaja Talent Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Burime Njerëzore
Kerkojme te punesojme Menaxher Shumice dhe Franchise per nje nga bashkepunetoret tane. 🎯 Misioni i Pozicionit Të sigurojë menaxhim cilësor dhe zhvillim të qëndrueshëm të portofolit të klientëve në zonën përkatëse, duke kontribuar në rritjen e shitjeve dhe forcimin e marrëdhënieve afatgjata me partnerët tregtarë. 🧩 Përgjegjësitë Kryesore Kryen monitorimin dhe analizën e çmimeve të tregut, krahasimin me çmimet e kompanisë dhe sugjeron përmirësime strategjike; Realizon lëvizje nëpër rrethe sipas grafikut të miratuar nga Drejtori i Departamentit të Shitjeve; Identifikon dhe vendos kontakte me individë ose biznese me potencial për tregtimin e produkteve elektro-shtëpiake; Ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të forta me tregtarët, duke i informuar vazhdimisht mbi çmimet, ofertat dhe produktet e kompanisë; Menaxhon mbylljen e klientëve debitorë dhe kryen rakordim të vazhdueshëm të llogarive; Analizon raportet mujore të shitjeve dhe kryen krahasime me periudha të mëparshme; Merr pjesë në mbledhjet periodike të departamentit të shitjeve me shumicë; Mbledh dhe analizon informacion mbi klientët, produktet, nevojat e tregut dhe praktikat e biznesit për të realizuar prezantime dhe shitje efektive; Mirëmban dhe zhvillon marrëdhënie të shëndosha me partnerët ekzistues; Zhvillon marrëdhënie me klientë të rinj, sipas objektivave të dakorduara me menaxherin; Zbaton rregulloren e transportit rrugor gjatë ushtrimit të detyrës; Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me nevojat e kompanisë. 🎓 Kërkesat e Pozicionit ✔️ Kualifikime & Eksperienc ë Minimum 3 vite eksperiencë në fushën e shitjeve ; Arsim i mesëm i detyrueshëm (arsimi i lartë përbën avantazh) ; Njohuri mbi tregun e produkteve elektro-shtëpiake ; Njohuri e gjuhës angleze (avantazh) . ✔️ Aftësi & Kompeten caAftësi shumë të mira negociue s e Komunikues i fortë me aftësi influenci m i Mendim analitik dhe strategj i k Aftësi të shkëlqyera për të punuar në gr u p Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në terr e n Person i vetë-motivuar dhe i përditësuar me zhvillimet e industris ë . Te interesuarit te dergojne cv ne Aviola.isufi@ktc.al ose te kontaktojne ne numrin 069499398 6. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/franchise-sales-manager-at-kalaja-talent-consulting-4354029740
Niveli: senior

Publikuar 21/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme