Punë
Freelance Graphic Designer
Mims Solution
Tiranë, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
**MIMS Solution është një kompani digjitale që ofron zgjidhje moderne në zhvillimin e aplikacioneve web dhe mobile, ndërtimin e platformave dixhitale, branding dhe dizajn të produkteve. Me një portofol të larmishëm projektesh në teknologji, edukim, turizëm dhe sektorë të tjerë, kompania fokusohet në krijimin e produkteve funksionale, inovative dhe me eksperiencë të shkëlqyer përdoruesi.
Ne besojmë se dizajni është një pjesë thelbësore e suksesit të çdo produkti digjital dhe kërkojmë profesionistë që sjellin kreativitet, profesionalizëm dhe vëmendje ndaj detajeve.
Pozicioni
MIMS Solution kërkon një Graphic Designer Freelance për bashkëpunim afatgjatë me bazë projektesh. Puna mund të realizohet plotësisht remote ose në mënyrë hibride, sipas nevojave të projektit.
Kandidati ideal duhet të ketë eksperiencë në dizajnimin e aplikacioneve web dhe mobile, si dhe në zhvillimin e identiteteve vizuale dhe materialeve të branding-ut. Roli kërkon kreativitet, korrektësi, aftësi komunikimi dhe respektim të afateve.
Përgjegjësitë
\* Krijimi i dizajneve për aplikacione web dhe mobile (UI Design)
\* Zhvillimi i identiteteve vizuale dhe sistemeve të branding-ut
\* Dizajnimi i logove dhe materialeve të marketingut
\* Krijimi i grafikave për rrjetet sociale dhe fushata promocionale
\* Ndërtimi i style guides dhe design systems
\* Bashkëpunimi me ekipin e zhvillimit për implementimin e dizajnit
\* Prezantimi i koncepteve kreative dhe përmirësimi i tyre bazuar në feedback
\* Organizimi i skedarëve dhe dorëzimi i materialeve finale në formatet e kërkuara
Kualifikimet
\* Eksperiencë e provuar në Graphic Design dhe UI/UX Design
\* Portofol që demonstron projekte web, mobile dhe branding
\* Njohuri të avancuara në Figma
\* Njohuri të mira në Adobe Illustrator, Photoshop ose programe të ngjashme
\* Eksperiencë në krijimin e design systems dhe komponentëve të ripërdorshëm
\* Njohuri të mira të tipografisë, ngjyrave dhe hierarkisë vizuale
\* Aftësi për të kuptuar kërkesat e projektit dhe për t’i kthyer ato në zgjidhje kreative
\* Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe organizim profesional i punës
\* Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet
Do të konsiderohet avantazh
\* Eksperienca në startup-e ose kompani teknologjike
\* Njohuri bazë mbi UX Research dhe User Flows
\* Eksperienca në krijimin e prototipeve interaktive në Figma
\* Njohuri mbi procesin e zhvillimit të aplikacioneve web dhe mobile**
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/freelance-graphic-designer-at-mims-solution-4425734642
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim