Kthehu te lista
Punë

Frontend Developer

Communication Progress Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Ne jemi në kërkim të një Zhvilluesi Frontend, i cili do të jetë përgjegjës për implementimin dhe mirëmbajtjen e portaleve web. Detyrat dhe Përgjegjësitë: - Të zhvillojë portale web dhe të sigurohet që të përmbushen kërkesat funksionale për aplikacionet. - Të ndjekë procedurat e kalimit të zhvillimeve sipas dokumentit të standardizuar për kalimin e zhvillimeve. - Të ndjekë, së bashku me analistin, testimet dhe problematikat, duke u siguruar që ato të jenë të optimizuara. - Të përdorë metodologjitë agile dhe repozitorin Git për të siguruar që zhvillimi të jetë efikas dhe i koordinuar. - Të ndjekë procedurat e kalimit të zhvillimeve sipas dokumentit të standardizuar të zhvillimit të software-it. - Të sigurohet që aplikacionet të përshtaten në mënyrë optimale për pajisje të ndryshme (desktop, tablet, celular). - Të krijojë dhe të përditësojë dokumentacionin teknik për kodin, duke përshkruar funksionalitetet e aplikacionit dhe për të mbështetur zhvilluesit. Kualifikimet: - Të ketë përfunduar studimet për Informatikë/Shkenca Kompjuterike ose degë të tjera të ngjashme. - Pjesë e rëndësishme është përvoja mbi 2 vite si Zhvillues Frontend. - Të ketë njohuri të mira mbi teknologjitë HTML, CSS, JavaScript, React. Përse duhet të jesh pjesë e Communication Progress? - 📈 Paga konkurruese, referuar standarteve më të larta të tregut. - 👨‍💻 Plan trajnimesh dhe çertifikimesh për çdo punonjës sipas roleve përkatëse. - 📌 Përfshirje në projekte me impakt transformues. - 💵 Shpërblime sipas përfshirjes në projekte. - ✨ Vlerësohet sensi i iniciativës dhe propozimet e reja. - 👏 Vlerësim real dhe i vazhdueshëm i performancës në punë, bazuar në rezultatet individuale. Ju lutemi, dërgoni aplikimin tuaj të plotë, duke përfshirë CV-në, në adresën: rekrutime@commprog.com. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/frontend-developer-at-communication-progress-4351155146
Niveli: mid level

Publikuar 05/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme