Kthehu te lista
Punë

Graphic Designer

Oz Marketing Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Graphic Designer (Senior / Experienced)** **Oz po rritet dhe po zgjerojmë ekipin kreativ për fazën tjetër të zhvillimit.** **Kërkojmë një Graphic Designer me përvojë** , që mendon konceptualisht, punon me standard të lartë dhe ka përgjegjësi ndaj rezultatit final. Në Oz, dizajni nuk është vetëm estetikë. Është pjesë e strategjisë së komunikimit dhe e mënyrës si markat ndërtojnë identitet, qartësi dhe besueshmëri në treg. **Çfarë do të bësh:** - Krijim dhe zhvillim i koncepteve vizuale për brand-e, fushata dhe komunikim multi-kanal - Dizajnim materialesh për digital, social media, print, evente dhe komunikim institucional - Bashkëpunim i ngushtë me account manager, strategë dhe ekipin kreativ për të siguruar koherencë mes idesë dhe vizualit - Respektim i brand guidelines dhe përshtatje kreative sipas kontekstit të çdo projekti - Menaxhim i detajeve, afateve dhe cilësisë së output-it final - Kontribut aktiv në zhvillimin e gjuhës vizuale të klientëve dhe të vetë Oz **Çfarë kërkojmë:** - Përvojë e provuar si Graphic Designer (agjenci ose freelance në projekte të strukturuara) - Mendim konceptual dhe sens i fortë estetik - Njohuri të mira në Adobe Creative Suite (Illustrator, Photoshop, InDesign; After Effects është plus) - Aftësi për të punuar në disa projekte paralelisht, pa komprometuar cilësinë - Përgjegjshmëri, organizim dhe etikë profesionale - Aftësi për të pranuar dhe përdorur feedback-un në mënyrë konstruktive **Çfarë ofron Oz:** - Punë në projekte reale, me standard të lartë dhe klientë të njohur - Ambient profesional, bashkëpunues dhe i orientuar drejt zhvillimit - **Pjesë e skuadrës së Oz janë disa nga graphic designer dhe graphic animators më me përvojë në treg** , të cilët do të punojnë ngushtë me ty dhe do të të ndihmojnë të zhvillohesh më tej profesionalisht - Mundësi për rritje, mësim dhe avancim sipas performancës - Respekt për profesionin, procesin dhe njerëzit - Portfol të pasur me brande të njohur dhe nga industri të ndryshme Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/graphic-designer-at-oz-marketing-albania-4352347112
Niveli: mid level

Publikuar 10/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme