Kthehu te lista
Punë

Graphic Designer (Motion)

andale.al Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Ne jemi në kërkim të një **Motion Graphic Designer** kreativ, të talentuar dhe të përditësuar me trendet më të fundit të dizajnit dhe teknologjisë, për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik. Kandidati ideal ka pasion për animacionin, storytelling vizual dhe teknologjitë e reja, përfshirë **përdorimin e mjeteve të Inteligjencës Artificiale (AI)** në proceset kreative. Motion Graphic Designer do të punojë ngushtësisht me ekipin e marketingut dhe ekipin kreativ për të krijuar përmbajtje vizuale moderne, me impakt të lartë, që përforcon identitetin dhe mesazhin e markës sonë në të gjitha platformat digjitale. **Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore** - Fokus kryesor në **YouTube content** , përfshirë: - Dizajnimin e **grafikave dhe elementeve vizuale brenda videove** (lower thirds, titles, call-to-actions, overlays, animacione tekstesh dhe ikonash). - Prodhimi i **motion graphics dhe animacioneve** që përmirësojnë storytelling-un dhe qartësinë vizuale të videove. - Krijimi dhe përshtatja e grafikave për formate të ndryshme digjitale (reels, shorts, social media, prezantime dhe materiale promocionale), me prioritet për video content. - Përdorimi i **AI tools** për ideim vizual, optimizim thumbnails, krijim asset-esh grafike dhe përmirësim të proceseve kreative. - Përshtatja dhe optimizimi i materialeve vizuale sipas formateve, rezolucioneve dhe kërkesave të platformave të ndryshme. •Sigurimi që të gjitha materialet vizuale të jenë në përputhje me **identitetin vizual dhe brand guidelines** të kompanisë. - Bashkëpunim i kufizuar, por i qëllimshëm, me ekipin kreativ dhe të marketingut për zhvillimin e ideve vizuale që ndjekin trendet aktuale. - Ndjekja e vazhdueshme e **trendeve të YouTube, motion design dhe AI tools** , për të rritur performancën vizuale dhe angazhimin e audiencës. **Kualifikimet dhe Kërkesat** - Përvojë e dëshmuar si **Motion Graphic Designer / Graphic Designer** , e shoqëruar me një **portofol profesional** që tregon aftësi në animacion dhe dizajn vizual. - Njohuri shumë të mira në **Adobe Creative Suite** (Photoshop, Illustrator, After Effects, Premiere Pro). Njohja e programeve shtesë (p.sh. Blender, Cinema 4D, DaVinci Resolve) përbën avantazh. - Eksperiencë ose interes i fortë në përdorimin e **AI tools për dizajn dhe video** (p.sh. Midjourney, Runway, Firefly, ChatGPT, ose mjete të ngjashme). - Njohuri të avancuara në **motion graphics, animacion dhe video editing** . - Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të punuar me afate të ngushta. - Kreativitet i lartë, mendim inovativ dhe aftësi për të sjellë ide të reja dhe zgjidhje vizuale moderne. - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip multidisiplinar. Nëse je një **Motion Graphic Designer** i apasionuar pas dizajnit, animacionit dhe teknologjive të reja, të ftojmë të aplikosh duke dërguar CV-në dhe portofolin në **info@andale.al** . Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/graphic-designer-motion-at-andale-al-4415207416
Niveli: mid level

Publikuar 25/05/2026 · Skadon 24/07/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme