Kthehu te lista
Punë

Graphic Designer

VAS GROUP Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
***Përshkrimi i kompanisë:*** VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D. Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio. Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë. ***Qëllimi i pozicionit:*** Graphic Designer ndihmojnë në zhvillimin e fushatave reklamuese përmes kryerjes së hulumtimeve, koordinimit me anëtarët e tjerë të departamentit të artit dhe dizajnimit të iniciativave kohezive, specifike të markave që i referohen nje demografie të synuar. Ata udhëheqin dhe marrin pjesë në të gjithë procesin e zhvillimit të fushatës, nga përcaktimi i objektivave derisa projekti të përfundojë dhe t'i paraqitet klientit. ***Detyrat kryesore:*** - Të konceptojë dhe realizojë materiale grafike për fushata marketingu; - Të dizenjojë fushata efektive reklamuese; - Të punojë mbi dizajne 2D dhe 3D sipas nevojave të projekteve; - Të zhvillojë ide kreative bazuar në brief-et e dhëna; - Të zbatojë standardet dhe guideline-t të grupit në cdo kanal komunikimi. - Të bashkëpunojë me ekipin për realizimin e projekteve në kohë dhe cilësi. ***Kualifikimet:*** - Diplomë në Graphic Design, Marketing ose fusha të ngjashme; - Minimum 3 vite eksperiencë pune në pozicion të njëjtë. - Njohuri shumë të mira në programe dizajni si: - Adobe Photoshop - Adobe Illustrator - Adobe InDesign - (plus programe 3D si Blender, 3ds Max, Cinema 4D, etj.) - Eksperiencë në dizajn 2D dhe 3D ***Aftësitë e kërkuara:*** - Kreativitet dhe sens estetik i zhvilluar; - Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup; - Menaxhim i mirë i kohës dhe projekteve; - Interes për trendet e fundit në dizajn dhe marketing. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre në:  **hr@vasgroup.net** dhe të na vizitojnë në kanalet tona online: - Web: vasgroup.net. - Facebook: vasgroup; - Instagram: vas. group1; - Youtube: @PremiumChannel Albania Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/graphic-designer-at-vas-group-4389195353
Niveli: mid level

Publikuar 25/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme