Kthehu te lista
Punë

Group Marketing Lead

Catalys AI Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Një klient që bashkëpunojmë ngushtë, kompani leader ne tregun e maskerinave transparente ne Shqiperi, aktualisht është në kërkim të një Marketing Lead që t'i bashkohet ekipit drejtues dhe të ndërtojë funksionin e marketingut nga e para. **Kompania:** iClear Group **Vendndodhja:** Tiranë, Shqipëri **Lloji i Angazhimit:** Me kohë të plotë **Rreth iClear Group** iClear® është lider në fushën e ortodoncisë digjitale në Shqipëri, i dedikuar për të ofruar buzëqeshje të përsosura përmes teknologjisë inovative të aligner-ave transparentë. Misioni ynë është të transformojmë eksperiencën ortodontike, duke ofruar një alternativë estetike, komode dhe efektive ndaj metodave tradicionale. Ne besojmë se një buzëqeshje e bukur rrit vetëbesimin dhe jemi krenarë që i suportojmë doktorrët të ndihmojnë pacientët të arrijnë këtë qëllim. **Përmbledhja e Rolit** iClear Group në kërkim të një **Marketing Lead** vizionar dhe me pasion, i cili do të jetë personi i parë dhe kyç në themelimin dhe ndërtimin e funksionit të marketingut në iClear Group. Ky është një rol strategjik dhe një mundësi unike për të ndërtuar nga e para funsionin e marketingut të një marke në rritje të shpejtë. Si Marketing Lead, ti do të jesh pjesë e ekipit drejtues të kompanisë dhe do të punosh ngushtë me lidershipin për të formësuar të ardhmen e brandit dhe kompanisë. Do të kesh mbështetjen dhe udhëzimin strategjik nga një Fractional CMO, duke të dhënë mundësinë të zhvillohesh profesionalisht dhe të kesh një impakt real në suksesin e kompanisë. **Përgjegjësitë Kryesore** - **Zhvillimi i Strategjisë së Marketingut:** Të ndërtosh dhe zbatosh një strategji marketingu të integruar (online dhe offline) që pozicionon productin ne treg, rrit brand awareness, gjeneron klientë të rinj pa harruar fokusin te klientët ekzistues. - **Menaxhimi i Marketingut:** Të menaxhosh dhe të drejtosh të gjitha kanalet duke përfshire kanalet dixhitale dhe prezencën online por duke u fokusuar edhe në kanalet dhe aktivitete offline, perfshi eventet dhe bashkëpunimin e ngushtë me Albanian Aligners Academy. - **Krijimi i Përmbajtjes:** Të zhvillosh dhe menaxhosh një kalendar editorial dhe content strategy që rezonojnë me audiencën tonë target. - **Menaxhimi i Markës (Brand Management):** Zhvillimi dhe krijimi i value proposition, mesazhit dhe pozicionimit dhe të sigurohesh që identiteti dhe mesazhet e markës iClear të jenë konsistente, dhe të përditësuara për tu përdorur në të gjitha pikat e kontaktit me klientin. - **Analizë dhe Raportim:** Të monitorosh, masësh dhe raportosh performancën e marketingut duke përdorur raporte te strukturuara dhe të optimizosh strategjitë bazuar në të dhëna. - **Bashkëpunimi me Ekipin:** Si pozicion lideri do duhet të punosh ngushtë me pjesën tjetër të lidershipit për përmbushjen e nevojave të marketingut dhe kryesisht me atë të shitjeve për të krijuar materiale marketingu që mbështesin procesin e shitjes. - **Rekrutimi dhe Menaxhimi i Skuadrës së Marketingut:** Rekrutimi, menaxhimi dhe mbajtja e një atmosfere pozitive që incentivon produktivitetin dhe mirëqënien e skuadrës. - **Menaxhimi i Buxhetit:** Të planifikosh, monitorosh dhe menaxhosh buxhetin e marketingut në mënyrë efikase për të maksimizuar kthimin nga investimi (ROI). **Kualifikimet e Kërkuara** - Eksperiencë pune e provuar në marketing, idealisht në një rol që mbulon aspekte të gjera të marketingut dixhital dhe strategjik. - Njohuri të thella të platformave kryesore të marketingut dhe kanaleve dixhitale dhe jo-dixhitale, - Aftësi të shkëlqyera krijuese dhe në storytelling, me një portofol të fushatave apo aktiviteteve të suksesshme të marketingut. - Aftësi analitike për të marrë vendime të bazuara në të dhëna. - Iniciativë, proaktivitet dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur në një mjedis dinamik. - Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale dhe pune në grup.. - Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze - e folur dhe e shkruar. (Italishtja përbën avantazh). - Përvoja në sektorin e shëndetësisë, estetikës ose produkteve premium përbën një avantazh. **Çfarë Ofrohet** - Një rol kyç në ekipin drejtues me ndikim direkt në rritjen e kompanisë. - Mundësinë unike për të ndërtuar nga themelet departamentin dhe strategjinë e marketingut dhe për të vënë vizionin tënd në veprim. - Mentorship dhe mbështetje strategjike nga një CMO me përvojë. - Paketë shumë e mirë shpërblimi. - Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme dhe rritje në nivel grupi në një kompani me portofol të gjerë. - Një mjedis pune modern, dinamik, bashkëpunues ku kultura e kompanisë eshtë driver kryesor për sukses. - Mundësinë të jeni pjesë e një kompanie inovatore që ndryshon jetët e njerëzve duke pasur impak direkt në jetën e pacientëve. **Si të Aplikosh** Nëse jeni gati për këtë sfidë dhe të lesh gjurmë në një kompani lider në sektor, dërgo CV-në dhe një letër motivimi në adresën: **HR@iclear.al** *iClear® Aligners është një punëdhënës që ofron mundësi të barabarta dhe meritokracia është parim themelor i kompanisë.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/group-marketing-lead-at-catalys-ai-4385385886
Niveli: senior

Publikuar 13/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme