Kthehu te lista
Punë

Growth & Social Media Manager

LoveAlbania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**LoveAlbania.al** nuk është më thjesht një platformë promovimi turistik. Po transformohemi nga një blog turizmi në një kompani AI dhe partner strategjik për bizneset e turizmit dhe restorantet në Shqipëri. Me mbi 3 vite analizë të dhënash, eksperiencë reale në industri dhe një qasje të re të bazuar në Inteligjencën Artificiale, po ndërtojmë një model ku: - Përmbajtja nuk është thjesht estetikë - Marketingu nuk është thjesht postim - Promovimi nuk është thjesht shpenzim Love Albania është një laborator rritjeje për turizmin shqiptar — duke e bërë marketingun më të matshëm, më efektiv dhe më pak të kushtueshëm. Operojmë nga një ambient kreativ në Tiranë që përfshin: - Studio podcast - Sallë eventesh - Komunitet aktiv - Platformë digjitale në rritje Misioni ynë është të ndryshojmë mënyrën si promovohen bizneset e turizmit në Shqipëri. Përshkrimi i Rolit: Po kërkojmë një **Growth & Social Media Manager** në Tiranë (full-time, on-site). Ky rol nuk është për dikë që thjesht poston. Është për dikë që ndërton rritje. Personi do të jetë përgjegjës për: - Menaxhimin dhe rritjen e pranisë sonë në Instagram, TikTok dhe platforma të tjera - Ndërtimin e strategjive mujore të përmbajtjes - Transformimin e artikujve dhe analizave në formate sociale me impakt - Krijimin e Reels, Stories dhe formateve kreative - Përdorimin e AI për optimizim dhe prodhim përmbajtjeje - Analizimin e metrikave dhe punën me KPI konkrete - Testimin e ideve dhe optimizimin e vazhdueshëm - Rritjen organike të reach dhe engagement - Zbatimin dhe menaxhimin e strategjive për klientët (me bonus performance) Roli do të mbulojë gjithashtu edhe njësitë e tjera të biznesit në ambient (evente, podcast, komunitet). **Kualifikimet:** - Eksperiencë e provuar në Social Media Marketing - Aftësi në optimizimin e performancës së mediave sociale (SMO) - Mendësi e orientuar drejt rritjes dhe rezultateve - Aftësi për të punuar me KPI dhe objektiva të matshëm - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shkrimi - Eksperiencë në ndërtimin e strategjive të përmbajtjes për audienca të ndryshme - Njohuri në analiza dhe përdorimin e mjeteve për matjen e performancës - Aftësi në fotografi, videografi ose dizajn grafik (avantazh) - Interes për turizmin dhe teknologjinë - Autonomi, kreativitet dhe strukturë në punë Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/growth-social-media-manager-at-lovealbania-4375550322
Niveli: senior

Publikuar 26/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme