Kthehu te lista
Punë

HARTOGRAFË

Abkons Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Përshkrimi i Kompanisë** **Abkons** është një kompani lider në konsulencë inxhinierike zhvillimi dhe menaxheriale në Ballkanin Perëndimor, me prezencë në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Bosnje & Hercegovinë. Kompania është një partner i besuar në projekte të mëdha zhvillimi në rajon dhe më gjerë. Me një ekip profesionistësh, një rrjet të gjerë konsulentësh dhe ekspertësh, Abkons është partneri i zgjedhur për investitorët që angazhohen në projekte të rëndësishme në sektorë si Energjia, Transporti, Infrastruktura, Mjedisi, Telekomunikacioni, Turizmi, Bujqësia, Uji, etj. **Q** **ë** **llimi i Pozicionit** Në këtë kandidati do të kontribuojë në krijimin e të dhënave hapësinore të sakta dhe digjitalizimin e hartave kadastrale **Përgjegjësitë kryesore:** - Realizimi i vektorizimit të hartave kadastrale të digjitalizuara, duke përfshirë kufijtë e parcelave, ndërtesat dhe elementët e tjerë të hartës. - Sigurimi që elementët e vektorizuar të përputhen saktë me hartat origjinale dhe që të dhënat hapësinore të jenë gjeometrikisht të qëndrueshme. - Verifikimi i plotësimit së elementëve të vektorizuar dhe caktimin e atributeve për çdo element hapësinor; - Ruajtja e konsistencës ndërmjet fletëve të hartave; - Dokumentimi dhe raportimi i çdo mospërputhjeje për të siguruar që të dhënat digjitalizuese të përmbushin standardet teknike; **Kërkesat kryesore:** - Diplomë universitare, studime universitare në vijim, ose trajnim ekuivalent në Hartografi, Gjeodezi, Gjeoinformatikë, GIS ose fusha të ngjashme. - Eksperiencë ose njohuri akademike në digjitalizimin e hartave, hartografi ose përpunimin e të dhënave hapësinore; - Njohuri bazë ose mesatare të programeve GIS ose CAD të përdorura për vektorizim; - Kuptim i sistemeve të referencës së koordinatave dhe interpretimit të hartave; - Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar me saktësi me të dhëna hapësinore; - Aftësi për të ndjekur procedura teknike dhe për të punuar në mënyrë efektive në një ekip projekti; - Gatishmëri për të udhëtuar sipas nevojave të projektit. **Aplikimi:** Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: **hr@abkons.com** Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/hartograf%C3%AB-at-abkons-4383158286
Niveli: mid level

Publikuar 13/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme