Kthehu te lista
Punë

Head of Finance

Kalaja Talent Consulting Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Burime Njerëzore
**Kerkojme te punesojme Shefe Finance per nje nga bashkepunetoret tane ne industrine e prodhimit. Përshkrimi i Pozicionit:** Shefja e Financës është përgjegjëse për menaxhimin, planifikimin dhe kontrollin e aktiviteteve financiare të kompanisë, me fokus të veçantë në sektorin e prodhimit, duke siguruar korrektësi, efikasitet dhe përputhje me legjislacionin financiar në fuqi. **Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:** Menaxhon dhe mbikëqyr proceset financiare dhe kontabilitetin e kompanisë së prodhimit Përgatit, analizon dhe raporton pasqyrat financiare periodike Harton dhe ndjek buxhetin vjetor, kostot e prodhimit dhe analizën e tyre Monitoron kostot operative dhe rentabilitetin e linjave të prodhimit Siguron përputhjen me legjislacionin fiskal dhe financiar Bashkëpunon me auditorë, institucione tatimore dhe banka Drejton dhe koordinon ekipin e financës **Kërkesat:** Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme Eksperiencë e detyrueshme në sektorin e prodhimit Moshë mbi 35 vjeç Eksperiencë e mëparshme në pozicione drejtuese financiare Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe financiar Aftësi të forta analitike, organizative dhe drejtuese Njohuri shumë të mira të MS Office dhe programeve financiare **Çfarë ofrohet:** Pagë konkurruese Ambient pune profesional dhe i qëndrueshëm Mundësi për rol strategjik dhe vendimmarrje 📩 Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre ne adresen: **Aviola.isufi@ktc.al** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/head-of-finance-at-kalaja-talent-consulting-4361823351
Niveli: c level

Publikuar 09/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme