Kthehu te lista
Punë
Logo andale.al

Head of Sales Marketing

andale.al

head-of-sales-marketing-ypaa30

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Andale Media House është një network mediatik YouTube-first, me bazë në Tiranë, që prej fillimit ka rritur shpejt e ka ndërtuar një ekip me disiplinë operacionale, jo vetëm kreativitet. Kërkojmë dikë që të drejtojë e të zhvillojë më tej departamentin e shitjeve. Sqarim i rëndësishëm: Ky pozicion është ekskluzivisht për sektorin e shitjeve (partneritete, sponsorizime, kontrata biznesi). Nuk ka lidhje me social media marketing apo menaxhim përmbajtjeje, ai është departament tjetër. Nëse aplikoni për social media, ju lutem mos aplikoni për këtë pozicion. Çfarë do të bësh: • Drejtimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i departamentit të shitjeve, struktura, procese, KPI • Gjetja dhe mbyllja e kontratave me sponsorë e partnerë biznesi • Menaxhimi dhe zhvillimi i një ekipi shitësish • Bashkëpunim i ngushtë me menaxhimin e lartë për targete të ardhurash Kë kërkojmë: • Minimumi 5 vite eksperiencë në shitje (mandatory) • Eksperiencë të dëshmuar, me rezultate konkrete në arritjen ose tejkalimin e targeteve • Eksperiencë në strukturimin/zhvillimin e një departamenti (jo vetëm punë ekzekutuese) • Aftësi menaxheriale, të ketë udhëhequr ekipe më parë • Fleksibilitet i lartë dhe aftësi për t’u përshtatur në një ambient start-up me ritëm të shpejtë (fast-paced) • Eksperiencë në shitje media është plus i madh • Diplomë Bachelor në Biznes, Marketing, Menaxhim ose fushë të ngjashme • Gatishmëri për punë on-site në Tiranë Si të aplikosh: Dërgo CV-në tënde në info@andale.al, me subjekt “Head of Sales & Marketing”. - . Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4451265670/
Niveli: c level

Publikuar 14/08/2026 · Skadon 13/10/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme