Kthehu te lista
Punë

Head of Training

Kastrati Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Pozicioni i punës** : Head of Training **Vendodhja** : Tiranë **Kastrati Group** , një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një **Head of Training** . Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia,dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj. **Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës:** **Head of Training** është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve të trajnimit dhe zhvillimit në kompani. Ky rol siguron që programet e trajnimit të jenë të harmonizuara me objektivat strategjike të kompanisë dhe të mbështesin zhvillimin profesional të punonjësve në të gjitha nivelet. **Detyrat dhe përgjegjësitë:** **Strategjia e Trajnimeve** - Zhvillon strategjinë vjetore të trajnimit në përputhje me objektivat e Kastrati Group. - Identifikon nevojat për trajnim përmes analizës së performancës, rekomandimeve të menaxherëve etj. - Harton politika, standarde dhe procedura për menaxhimin e trajnimeve në nivel grupi. **Soft Skills Development** - Harton dhe implementon programe trajnimi për aftësi të buta: komunikim, shërbim ndaj klientit, bashkëpunim, lidership, menaxhim emocionesh, menaxhim konflikti, etj. - Organizon workshop-e dhe sesione ndërvepruese për zhvillimin e kompetencave të stafit dhe menaxherëve. **On-the-Job Trainings** - Zhvillon manuale, udhëzues operacionale dhe materiale praktike për trajnime në vendin e punës. - Siguron implementimin e standardizuar të on-the-job training në të gjitha departamentet dhe njësitë e kompanisë. - Monitoron procesin e trajnimit në terren dhe mbështet trajnuesit e brendshëm në realizimin e programeve efektive. **Menaxhimi i Programeve të Trajnimit** - Harton kalendarin vjetor të trajnimeve dhe siguron realizimin e tyre sipas planifikimit. - Koordinon trajnues të brendshëm dhe bashkëpunon me trajnues të jashtëm kur është e nevojshme. - Zhvillon materiale, prezentime dhe manuale të dedikuara për çdo program trajnimi. **Matja dhe Raportimi i Performancës** - Ndjek pjesëmarrjen, përfundimin dhe efektivitetin e trajnimeve përmes KPI-ve të përcaktuara. - Analizon të dhënat e trajnimeve. - Harton raporte të rregullta për menaxhmentin mbi progresin dhe impaktin e trajnimeve. **Menaxhimi dhe Udhëheqja e Ekipit** - Drejton ekipin e trajnimeve duke mbështetur rritjen profesionale të secilit anëtar. - Trajnon dhe mentoron trajnuesit e brendshëm për të siguruar cilësi dhe konsistencë në trajnime. **Kualifikimet e kërkuara:** - Arsimi i lartë në Menaxhim, Psikologji, Shkenca Sociale, Ekonomi ose fusha të ngjashme. - Minimumi 5 vite eksperiencë në Training & Development, në role të ngjashme drejtuese. - Eksperiencë e provuar në soft skills training dhe programe on-the-job. - Eksperiencë në menaxhim ekipesh dhe projekteve ndërdepartamentale. - Komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim në të dyja gjuhët (shqip/anglisht). **Lloji i punësimit:** - Full-time Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën **hr@kastratigroup.al** duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/head-of-training-at-kastrati-4352723242
Niveli: c level

Publikuar 12/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme