Kthehu te lista
Punë

Help Desk Operator

Telelink Infra Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
***Titulli i Rolit:*** *Operator/e (Help Desk)* ***Departamenti:*** *Fix Network* ***Raporton tek :*** *Menaxheri Projektit* ***Vendi i punës:*** *Vlore, Shqipëri* ***Lloji i punës:*** *Kohë e plotë* Në Telelink Infra, ne mirëpresim si profesionistët me përvojë, ashtu edhe ata të rinj me ide të freskëta — të gjithë të bashkuar nga dëshira për t’i kthyer idetë ambicioze në realitet. Nëse dëshironi të ndërveproni me klientët dhe të mbështesni proceset e biznesit në një kompani lider në industrinë e telekomunikacionit, ky është momenti juaj për të shkëlqyer. ***Rreth Pozicionit*** Po kërkojmë një Operator/e të motivuar dhe të aftë, i/e cili/a do të menaxhojë komunikimin me klientët, kërkesat administrative dhe do të ofrojë mbështetje teknike bazike. Kandidati i ideal do të jetë i përkushtuar, me orientim drejt zgjidhjes së problemeve dhe i gatshëm të luajë një rol kyç në sigurimin e një përvoje pozitive për klientët tanë. ***Detyrat kryesore:*** - Përgjigjja dhe trajtimi i thirrjeve telefonike, email-eve dhe kanaleve të tjera të komunikimit nga klientët. - Identifikimi dhe dokumentimi i problemeve të klientëve dhe eskalimi i çështjeve prioritare te menaxhmenti i lartë ose ekipet teknike. - Ofrimi i udhëzimeve dhe zgjidhjeve teknike për përdoruesit, përfshirë instalime, konfigurime dhe përdorim të softuerëve të kompanisë. - Monitorimi dhe ndjekja e tiketave në sistemin e Help Desk-it për të siguruar zgjidhje të shpejta dhe të sakta. - Bashkëpunimi me ekipet teknike për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve të avancuara. - Mbajtja e dokumentacionit dhe raporteve të aktiviteteve ditore, si dhe përmirësimi i procedurave të mbështetjes. - Sigurimi i një përvoje pozitive për klientët duke komunikuar në mënyrë profesionale dhe të qartë. ***Kualifikimet:*** - Arsim i mesëm ose i lartë; arsimi profesional në IT ose Telekomunikacion përbën avantazh. - Eksperiencë e mëparshme në shërbim ndaj klientit ose mbështetje teknike është e dëshirueshme. - Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi me klientët. - Njohuri kompjuterike bazë (MS Office); njohuri mbi sistemet e menaxhimit të Help Desk-it përbën avantazh. - Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e situatave të ndryshme. - Përshtatshmëri dhe gatishmëri për të punuar në një ambient me ritëm të shpejtë. - Aftësi për të punuar si individualisht ashtu edhe në ekip. - Njohuri të mira të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur përbën avantazh. Aplikoni sot për të qenë pjesë e ndërtimit të të ardhmes së infrastrukturës dhe telekomunikacionit! Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në:  HRAlbania@telelinkinfra.com  ose të kontaktojnë në numrin: +355 68 802 3038 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/help-desk-operator-at-telelink-infra-4349610387
Niveli: mid level

Publikuar 10/12/2025 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme