Kthehu te lista
Punë

Human Resources Director

Intersig Vienna Insurance Group Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Kompania e sigurimeve **Intersig Vienna Insurance Group** po kërkon një Drejtor/e të Burimeve Njerëzore (HR Director) për t’u bashkuar me ekipin tonë drejtues. ***👔 Detyrat kryesore:***            •          Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të burimeve njerëzore në përputhje me objektivat e kompanisë;            •          Menaxhimi i proceseve të rekrutimit, trajnimit dhe vlerësimit të performancës;            •          Krijimi i një kulture pune motivuese dhe bashkëpunuese;            •          Monitorimi i politikave të brendshme dhe përputhshmërisë ligjore;            •          Bashkëpunimi me drejtuesit e departamenteve për zhvillimin e stafit dhe strukturës organizative. ***🎯 Kërkesat:***            •          Diplomë universitare në Shkenca Shoqërore, Ekonomi ose Menaxhim;            •          Eksperiencë minimale 3–5 vjet në drejtim të burimeve njerëzore;            •          Aftësi të shkëlqyera komunikimi, udhëheqjeje dhe vendimmarrjeje;            •          Njohuri të mira të legjislacionit të punës dhe procedurave HR;            •          Njohja e gjuhës angleze (niveli i avancuar). ***💼 Ne ofrojmë:***            •          Ambient pune profesional dhe bashkëpunues;            •          Mundësi zhvillimi dhe ndikimi real në strukturën e kompanisë;            •          Paketë përfitimesh konkurruese dhe vlerësim për performancën. 📍 Vendi i punës: Tirane, Ish Bllok, Rruga Ismail Qemali, Godina Samos Tower, 📅 Afati i aplikimit: 31 janar 2026 📨 Apliko tani: dërgo CV-në dhe një letër motivimi në adresem e emailit humanresources@intersig.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/human-resources-director-at-intersig-vienna-insurance-group-4351530275
Niveli: senior

Publikuar 06/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme