Kthehu te lista
Punë

Human Resources Generalist

ALKOS Group Albania Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**ALKOS Group Albania** , për shkak të zgjerimit të aktivitetit dhe zhvillimit të grupit, shpall vakant pozicionin e **Specialistit të Burimeve Njerëzore (HR Generalist)** . - **Departamenti: Burime Njerëzore** - **Vendndodhja: Zyrat Qendrore** - **Orari: E Hënë – E Premte** **PËRSHKRIMI I POZICIONIT** **Specialisti/e i/e Burimeve Njerëzore (Generalist)** mbështet operacionet e përditshme të HR-së, duke përfshirë rekrutimin, onboarding, administrimin e kontratave dhe dosjeve të punonjësve, monitorimin e prezencës ditore dhe lejeve vjetore, menaxhimin e performancës, organizimin e trajnimeve dhe marrëdhëniet me stafin. Gjithashtu, koordinon politikat e HR-së dhe bashkëpunon me departamente të ndryshme për të adresuar nevojat e stafit dhe për të krijuar një mjedis pune pozitiv dhe produktiv. **DETYRAT KRYESORE** - Zbaton politikat e kompanisë për Burimet Njerëzore; - Vlerëson nevojat për staf dhe menaxhon procesin e rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimit; - Shqyrton përshkrimet e punës dhe kriteret e aplikantëve, duke përdorur media, faqet e internetit dhe agjencitë e punësimit për të gjetur kandidatë të kualifikuar; - Interviston aplikantët, verifikon referencat dhe krahason kriteret e punës me kualifikimet e tyre; - Mbështet menaxherët dhe punonjësit në çështje të marrëdhënieve të punës; - Përpunon dhe administron dokumentacionin e punonjësve, përfshirë kontratat, ndryshimet dhe përfitimet; - Planifikon dhe organizon trajnime dhe programe zhvillimi profesional; - Përgatit dokumentacionin për përfundimin e marrëdhënieve të punës dhe deklarimet përkatëse; - Mirëmban dhe përditëson bazën e të dhënave të punonjësve; - Monitoron dhe ndihmon në vlerësimin e performancës së stafit; - Përgatit raporte dhe statistika mbi HR; - Siguron përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret e punës; - Mbështet projekte të ndryshme HR sipas nevojës së kompanisë; - Kryen detyra të tjera administrative që sigurojnë funksionimin efikas të departamentit. **KUALIFIKIME** - **Arsimi:** Diplomë universitare, mundësisht në Menaxhim Biznes ose Juridik ose një fushë që lidhet me Burimet Njerëzore; - **Eksperienca pune:** Së paku 2-3 vite përvojë pune lidhur me praktikat e zhvillimit dhe menaxhimit të BNj, preferohet në kompani të ngjashme tregtare; **KUALIFIKIME SHTESË:** - Të zotërojë gjuhën Angleze; - Njohuri shumë të mira të MS Office, Outlook, etj; - Trajnime mbi Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe menaxhimin e performancës përbëjnë avantazh; - Aftësi ndërpersonale, komunikim, profesional verbal dhe të shkruar; - Aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me drejtuesit dhe punonjësit e të gjitha niveleve; **Kushtet e punës:** Alkos Group Albania, ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritën personale dhe vlerësimin e performancës, trajnime të vazhdueshme dhe mundësi karriere në një grup kompanish në rritje dinamike. Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi tuaj në adresën: hr@alkosgroup.al deri më 28.02.2026 **Mbrojtja e të Dhënave Personale** *Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me* ***Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”*** *, si dhe me* ***Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”*** *.* *Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve.* *Duke aplikuar pranë Alkos Group Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër.* *Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.* *Për ushtrimin e këtyre të drejtave, aplikantët mund të kontaktojnë Departamentin e Burimeve Njerëzore në:* ***hr@alkosgroup.al*** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/human-resources-generalist-at-alkos-group-albania-4371908799
Niveli: mid level

Publikuar 16/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme