Kthehu te lista
Punë

Human Resources Specialist

CCBS Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
*Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.* *Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.* *CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:* ***Specialist i Burimeve Njerëzore*** **Qëllimi i punës:** Specialisti i Burimeve Njerëzore, është përgjegjës për identifikimin e nevojave për trajnim, organizimin e programeve të zhvillimit profesional dhe menaxhimin e proceseve të vlerësimit të performancës së punonjësve, me qëllim rritjen e efektivitetit organizativ dhe zhvillimin e vazhdueshëm të stafit. **Roli dhe përgjegjësitë:** - Identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim në bashkëpunim me menaxherët e departamenteve - Harton dhe ndjek planin vjetor të trajnimeve dhe zhvillimit të stafit - Organizon dhe koordinon trajnime të brendshme dhe të jashtme - Suporton procesin e onboarding-ut të punonjësve të rinj - Administron dhe ndjek procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve - Koordinon ciklet e performancës dhe siguron respektimin e afateve - Përgatit raporte mbi trajnimin, performancën dhe zhvillimin e punonjësve - Mbështet procese HR si rekrutimi dhe administrimi i të dhënave të punonjësve - Siguron administrim korrekt dhe konfidencial të dokumentacionit **Kualifikimet dhe Kërkesat:** - Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Psikologji, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme. - Minimumi 2 vite eksperiencë në HR. Njohuri mbi sistemet e vlerësimit të performancës dhe KPI. - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi. - Aftësi analitike dhe organizative. - Njohuri të mira të Microsoft Office dhe sistemeve HR. - Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. **Aftësi Personale:** - Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie profesionale. - Mendim kritik dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve. - Diskrecion dhe etikë profesionale. - Orientim drejt rezultateve dhe zhvillimit të vazhdueshëm. - Aftësi për të menaxhuar disa procese paralelisht. **Ofrohet:** - Ambient profesional dhe bashkëpunues. - Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë. - Trajnime profesionale të vazhdueshme. - Paketë konkurruese page dhe benefitesh. **Të interesuarit mund të aplikojnë në emailin** hr@cocacola.al **brenda datës 15/06/2026.** *Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.* *Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/human-resources-specialist-at-ccbs-4421950681
Niveli: senior

Publikuar 08/06/2026 · Skadon 07/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme