Kthehu te lista
Punë

Intermedia Shpk po kërkon Full Stack Developer (Internship)!

Intermedia.al Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Nëse jeni të apasionuar pas zhvillimit të softuerëve dhe dëshironi të fitoni eksperiencë praktike duke punuar në projekte reale, kjo është një mundësi ideale për ju për të hedhur hapat e parë drejt një karriere në IT. **Pozicioni:** Full Stack Developer – Internship **Vendndodhja:** On-site, Intermedia Shpk **Mundësi punësimi:** Po, pas përfundimit të suksesshëm të internship-it *Detyrat dhe përgjegjësitë:* - Mbështetje në zhvillimin e funksionaliteteve në front-end dhe back-end - Bashkëpunim i vazhdueshëm me ekipin për implementimin dhe përmirësimin e moduleve ekzistuese - Pjesëmarrje aktive në testim, debugim dhe optimizim të aplikacioneve - Kontribut në integrime të ndryshme brenda platformave që zhvillojmë *Kualifikimet e kërkuara:* - Njohuri në HTML, CSS dhe JavaScript - Njohuri në një gjuhë back-end (preferohet Java, Spring Boot) - Njohuri bazë mbi databaza relacione - Dëshirë e fortë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht - Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip *Përbën avantazh:* - Njohuri ose eksperiencë me React, Angular ose framework-e të ngjashme - Njohuri me Spring Boot ose teknologji të tjera back-end Ky internship ofron një ambient profesional pune, mentorim nga zhvillues me eksperiencë dhe mundësi reale për të ndërtuar aftësi praktike full stack, si dhe për t’u integruar në ekip pas përfundimit të programit. 📩 Aplikoni duke dërguar CV-në në: **info@intermedia.al** ose aplikoni direkt përmes **LinkedIn** . Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/intermedia-shpk-po-k%C3%ABrkon-full-stack-developer-internship-!-at-intermedia-al-4351333902
Niveli: mid level

Publikuar 05/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme